Dy shqiptarë dhe dy të huaj arratisen nga një burg grek, policia në alarm

Dy shqiptarë dhe dy të huaj arratisen nga një burg grek, policia në alarm

GREQI- Dy shqiptarë, një maroken dhe një algjerian janë arratisur nga burgu rural i Tyrinthit në Greqi. Mediat greke raportojnë se arratisja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa rrethanat se si ata kanë mundur të ikin ende nuk janë bërë të ditura.

Ky është rasti i dytë në të njëjtin burg që regjistrohet një ngjarje e tillë, pasi më 7 qershor Yiannis Michailidis, u arratis. Michaelides u dënua me 23 vjet e 9 muaj burg, pas një përleshje me armë me policinë në Pefki, gjatë së cilës u plagosën dy oficerë policie dhe një i ri. Në të njëjtën kohë, ai u akuzua edhe për dy grabitje bankash në Velvento, Kozan.

Ndërkohë për kapjen e tyre janë angazhuar forca të shumta policie të cilët po punojnë intensivisht edhe në pika doganore për të mos lejuar që ata të arratisen. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë