TIRANË- Në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe krimevë kibernetike, Prokuroria e Përgjithshme ka prezantuar ngritjen e dy strukturave hetimore të veçanta, të cilat do të operojnë në të gjitha prokurorit e rretheve.

Këto ndryshime u prezantuan nga kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë diskutimeve mbi rezultatet e analizës vjetore të organit të akuzës përgjatë vitit 2013.

“Sektori i Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ngrihet në nivel më të lartë, në Drejtori të Hetimit të Korrupsionit, dhe do të drejtohet nga prokurori Altin Binaj. Ndërsa për sa i përket strukturës së hetimit dhe parandalimeve për krimet kibernetike është emëruar Arqile Koça”, bën me dije zyra e shtypit në organin qendror të akuzës.

Po ashtu, gjatë evidentimit të vendeve vakante në Prokurorinë e Apelit dhe prokurorinë e krimeve të rënda kryeprokurori kërkoi nga vartësit e tij të paraqesin kërkesat për të aplikuar në këto poste.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)