GREQI - Dy të moshuara humbën jetën si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që goditën Greqinë mëngjesin e së martës me epiqedër në ishullin Lefkadha. Mediat greke raportojnë se viktimat janë dy gra të moshës 60 vjeç dhe 70 vjeç. 60-vjeçarja humbi jetën nga një masiv shkëmbor që u përplas në banesën e saj, kurse për 70-vjeçaren nuk janë bërë të dituar ende shkaqet, por mësohet se jetonte në fshat.
Sipas autoriteteve greke tërmeti i parë u ndje rreth orës 09:10 minuta me orën lokale. Ai ishte 6.1 ballë, dhe epiqendra e tij ka qenë 23 km në Perëndim të Lefkadës, ndërsa lëkundjen u ndjenë edhe në vendin tonë. Ndërsa tërmeti i dytë ra rreth orës 09:45 me orën lokale me magnitudë 5.2. Nga tërmeti i dytë nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale.
Lëkundjet sizmike janë ndierë pothuajse në gjysmën e Greqisë, nga Korfuzi në Peloponez, e deri në kryeqytetin Athinë. Dëmet kanë qenë të shumta, shtëpi të shkatërruara, rrugë të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave si dhe në disa zona është ndërprerë energjia elektrike.
Shumë njerëz i ka kapur paniku ndërsa kanë braktisur banesat e tyre.
/Shqiptarja.com