Lëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në qytetin e Beratit rreth orës 13:22 me magnitudë 3.6 i shkallës rihter. Mësohet se epiqendër e lëkundjeve sizmike është zona e Dumresë. Nga verifikimet paraprake nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.
Ky është tërmeti i dytë brenda ditës së sotme, ku rreth orës 06:45 janë ndjerë lëkundje më të forta sizmike me magnitudë 4.5 rihter. Epiqendra e tij ishte 9 km në jug të Cërrikut.Fatmirësisht edhe në këtë rast nuk janë raportuar të lënduar apo edhe dëme materiale.
Gjatë këtyre dy ditëve vendi është tronditur nga tërmetet ku ditën e djeshme 7 lëkundje sizmike janë ndjerë në pjesën më të madhe të vendit ku më e madhja ishte me magnitudë 5.2 rihter ose 7 ballë po në zonën e Dumresë. Në tërmetin e djeshëm, nuk pati njerëz të lënduar, por pasojat e lëkundjeve ishin dëme të lehta materiale në zonat përreth.
TJETER TERMET 4.5 RIHTER, NUK KA TE LENDUAR
Një tjetër tërmet ka tronditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë. Mësohet se lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.5 i shkallës rihter janë ndjerë në vendin tonë rreth orës 06:45.
Epiqendra e tij mësohet të jetë 9 km në jug të Cërrikut. Lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa qytete të Sgqipërisë si në Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Berat dhe Cërrik.
Deri më tani nuk raportoohen të lënduar në njerëz apo dëme materiale.

(Në foto: Epiqendrat ku ranë dy tërmetet sot)
Ky është tërmeti i dytë në vendin tonë në po kaq ditë. Ndërkaq lëkundjet e djeshme sizmike të shkallës 5.2 rihter ose 7 ballë, nuk solli të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale në disa qytete.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com