Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se "fatkeqësia e shekullit i ka shkaktuar Turqisë drejtpërdrejtë një humbje financiare prej 104 miliardë dollarësh", raporton Anadolu.
"Fatkeqësia e shekullit ka shkaktuar një humbje të rëndë financiare të drejtpërdrejtë prej 104 miliardë dollarësh për vendin tonë dhe një humbje indirekte prej 150 miliardë dollarësh", tha presidenti Erdoğan gjatë programit të përkujtimit të tërmeteve të 6 shkurtit në provincën juglindore Adıyaman.
Më tej, presidenti turk njoftoi se deri në fund të vitit do të ndërtohen gjithsej 453 mijë njësi të banimit, duke siguruar që asnjë qytetar të mos mbetet pa shtëpi apo vend pune.
"Në zonën e tërmetit, ne kemi ndërmarrë një përpjekje masive rindërtimi dhe ringjalljeje brenda vetëm dy viteve, një shkallë që pothuajse asnjë vend në botë nuk mund ta përballonte", theksoi ai.
11 provinca turke, përfshirë Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa, u goditën nga dy tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 në shkurt të vitit 2023.
Tërmetet morën jetën e të paktën 53.537 njerëzve, plagosën më shumë se 107 mijë të tjerë, si dhe ndikuan në jetën e më shumë se 14 milionë njerëzve.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.6%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1377
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet për korrupsion kryetari i bashkisë së Stambollit, kundërshtar i Erdogan, studentët në protesta përplasen me policinë! Lëshohen 100 urdhër arreste
19 Mars, 07:06
-
Presidenti Erdogan kërkon një takim në Shtëpinë e Bardhë me Trump
18 Mars, 12:06
-
VIDEO/ Rey Manaj 'ndez' para grumbullimit në Kombëtare, i shënon Visar Bekajt në Turqi
16 Mars, 17:58
-
Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Turqisë dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve
16 Mars, 17:57
-
VIDEO/ Mund të vendoste ndeshjen, Ernest Muçi humbet rastin me portën bosh
15 Mars, 22:32
-
Nga luksi në krizë: Si Gazprom humbi dominimin mbi tregun evropian të energjisë
13 Mars, 15:19
-
Tërmet në Napoli, panik mes qytetarëve/ Plagoset një grua nga rënia e tavanit, mbyllen shkollat
13 Mars, 14:07
-
Bitcoin si një rezervë strategjike e SHBA, çfarë dihet për planin e Trump për kriptomonedhat
12 Mars, 11:58
-
Media britanike 'Metro': Shqipëria ndër vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2025
11 Mars, 15:31
-
Nga fusha e lojës në spital, Rey Manaj në merak për Kombëtaren: A mund të luaj sërish?
9 Mars, 19:17
-
VIDEO/ Momente frike për Rey Manajn! Sulmuesi përplaset kokë më kokë me kundërshtarin në fushë, largohet me ambulancë në spital
9 Mars, 13:26
-
‘Silleni si majmunët’! Federata i ‘shkurton gjuhën’ Jose Mourinhos, e dënon me katër ndeshje
28 Shkurt, 14:55