GJIROKASTËR- Në Gjirokastër janë zhdukur prej 5 ditësh dy vajza, njëra prej të cilave në moshë të mitur.

Sipas policisë së Gjirokastrës, dyshohet se dy vajzat janë trafikuar jashtë vendit, ndërsa punonjësit e qytetit jugor kanë bërë identifikimin e një personi që mund t’i ketë rrëmbyer.

I dyshuari është nga zona e Mamurrasit, ndërkohë që kërkimet për vajzat të zhdukura janë përqendruar në Tiranë. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)