Dy viktima në Durrës! Gjendet i pajetë një sirian! Policia: Ra nga kati i 3-të i hotel ish- Vollgës ku strehohej...një banesë përfshihet nga flakët, vdes e moshuara (VIDEO)

DURRËS- Dy persona kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Durrësit. Burime për Report Tv, bëhet fjalë për një shtetas sirian dhe një 70-vjeçe, në dy ngjarje që nuk kanë lidhje me njëra- tjetrën.

Mësohet se shtetasi sirian, 20-vjeç i seksit mashkull është gjetur i pajetë në rrethana ende të paqarta. Identiteti i tij nuk dihet ende, teksa mësohet se është gjetur i pajetë në lagjen nr.1 në Durrës, pranë Torrës Veneziane. 

Policia në njoftimin zyrtare bën me dije se 20-vjeçari ka rënë nga kati i 3-të i ish- hotel Vollgës, i cili aktualisht është i pabanueshëm. Uniformat blu e përjashtojnë si mundësoi që të jetë grabitur dhe më pas të tjerë vrarë, pasi disa sende personale dhe telefoni  i tij janë gjetur në hotelin ku mendohet se 20-vjeçari strehohej. 

Viktima, shtetasi sirian

Ndërkohë, në lagjen numër 10 të qytetit bregdetar, një banesë është përfshirë nga flakët e për pasojë ka humbur jetën 70-vjeçarja e identifikuar si Dashurie Koçi. Zjarri ka rënë rreth orës 05:00 në katin e dytë të një pallati. E moshuara jetonte e vetme duke e bërë të pamundur që ajo të shpëtonte nga flakët. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mendohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

Banesa e përfshirë nga flakët ku humbi jetën 70-vjeçarja në Durrës

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të bëhen testime masive në popullatë për koronavirusin?

Komento

Komente

  • Genti: 02/06/2020 22:48

    Teper keq, me vjen shume keq per te. Ju lutem mos tregoni fotografi Te trupit.

    Përgjigju
  • Aristidh: 02/06/2020 18:35

    E tmerrshme vdekja e te riut nga Siria. Mjere ti o djalosh qe kerkove paqen e gjete vdekjen e mjere ky shtet qe nuk te strehoi sic duhet! Qofsh i Xhenetit

    Përgjigju
  • Eri: 02/06/2020 18:10

    Inshalla nuk eshte e vertet ajo qe mendoj se mos e kane mbytyr lacat e rruges per i varse,u preht n paqe

    Përgjigju
  • Qytetari: 02/06/2020 15:04

    Gjynaf i shkreti meret vesh ketu se kuptoj pse do hidhej pasta e sigurt ae vdes ng kati i 3 mos i kan mar leket ndonje pler e ka hedh se mesa di muslymanet se vrasin kuur veten eshte mekati me i madh nejse ca sben vaki u preft ne paqe i shkreti

    Përgjigju
  • 007: 02/06/2020 11:41

    Per Redaksine Komentet me permbajtje kritike nuk doni ti publikoni Shtypi i LIRE !!!! Do ti drejtohem direkt pronarit te portalit Bollino.

    Përgjigju
  • Mario: 02/06/2020 10:13

    O zot sa keq me vjen per kete sirianin. I shkreti ai iku na lufta e vendit te vet dhe gjen vdekjen ne Shqipëri. E mjera ajo nene qe nuk e di ku është djali saj. E tmerrshme.

    Përgjigju
    • Pray: 02/06/2020 10:32

      E dhimbshme shume

  • Vjollca: 02/06/2020 08:21

    Po

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Studimi: Covid ka ndryshuar, qarkullon një version më shumë infektues por më pak vrastar