Anulohet Bienalja e Netëve të Muzikës Klasike, artisti i njohur Florian Vlashi: Dy vjet punë e mbi 100 muzikantë, institucionet shtetërore s'më mbështetën

Anulohet Bienalja e Netëve të Muzikës Klasike, artisti i njohur Florian Vlashi: Dy vjet punë e mbi 100 muzikantë, institucionet shtetërore s'më mbështetën

Florian Vlashi

Bienalja e Netëve të Muzikës Klasike, e caktuar të mbahej në Durrës, ndonëse me një program të pasur, nuk do të mbahet. Lajmin e bën me dije artisti Florian Vlashi, violinist, kompozitor e dirigjent i njohur. Shkak, ai jep indiferencën dhe mungesën e mbështetjes së institucioneve shqiptare.

"Dua të ndaj me ju një lajm me rëndësi: Ky është programi i 20 vjetorit të Bienales Netët e Muzikës Klasike. Janë aty dy vite punë dhe mbi 100 muzikantë pjesëmarrës. Për fat të keq, muri i madh i indiferencës së institucioneve shtetërore e bën të pamundur realizimin e tij.

Duhet kuptuar se spektakli nuk është kulturë dhe kulturë të cunguar nuk mund të ketë. Kultura kërkon dinjitet. Në këtë pikë, si drejtues i festivalit dhe në respekt të kolegëve të mi dhe të publikut, e shoh të udhës të marr vendimin e vështirë për t’u tërhequr dhe për ta deklaruar të mbyllur Bienalen. Vepra e fundit që luajtëm në Durrës,“Puthjet në Art”, paska qenë paralajmërimi i një ndarje të bukur me artdashësit. Por, nuk do desha që këto fjalë të tingëllonin si një lamtumirë por si një falenderim për të gjithë ju qe e bëtë të mundur këtë histori dashurie me qytetin tim", shkruan Vlashi në Facebook.

Edhe për këtë vit programi përmbante ‘rizgjimin’ e muzikës së vjetër me kompozimet më të mira, po ashtu u jepte mundësinë artistëve të rinj të muzikës të vihen përballë, përmes konkurseve, por edhe të pasuronin njohuritë me ‘masterclass-e”.

Në këtë Bienale ishin programuar të përfshiheshin artistë të njohur të muzikës ndërkombëtare. Një prej tyre ishte muzikologu italian Domenico Morgante, i cili ka reaguar për anullimin e ngjarjes muzikore.

“Bienalja e Muzikës së Durrësit, në të cilën duhet të kisha marrë pjesë në këtë edicion të 20-të, me një koncert, për fat të keq u anullua për shkak të mungesës së mbështetjes nga institucionet. Solidarizohem plotësisht me Drejtorin Artistik Florian Vlashi dhe me të gjithë artistët e përfshirë në këtë program të jashtëzakonshëm. Por, ja që jetojmë në kohë të vështira!” , shkruan muzikanti i njohur italian Domenico Morgante.

Edhe pianistja Etrita Ibrahimi shprehu keqardhjen e saj për mungesën e mbështetjes së kësaj figure që ka lartësuar emrin e Shqipërisë edhe përmes kësaj Bienaleje.

“Keqardhje e madhe, por aspak çudi për mua, i dashur Flori...! Jam mësuar tashmë me këto bëma, kështu që aspak habi...! Vetëm se duke ditur kontributin e madh që ky festival i ka sjellë në 20 vite kësaj Shqipërie që nuk di të vlerësojë figurat e vërteta, por tallavanë dhe klanet që i sillen rrotull institucioneve, më vjen shumë keq që ke marrë këtë vendim, pasi ai që humb është publiku dhe artistët, për të cilët bashkëpunimi me familjen Vlashi, është i vyer! Personalisht jam më shumë se e lumtur që kam qenë më shumë se një herë pjesë e Bienales dhe më vjen shumë mirë që të paktën në edicionin e fundit të saj, realizuam një tjetër koncert të bukur në duo së bashku, ashtu siç kemi bërë edhe në Spanjë dhe siç e meritonte bashkëpunimi dhe miqësia jonë, më shumë se 30-vjeçare...! Ju përqafoj fort Redi e Flori dhe mos u mërzisni aspak, sepse Spanja ju vlerëson më shumë se vendi juaj...! Në rastin tuaj, por edhe tonin, shprehja latine "nema propheta in patria", është mëse e përshtatshme fatkeqësisht...! P.S. Thjesht për informacion: Përveç Pianodromit, që Prof. Peçi organizon prej 10 vjetësh dhe që ka vite që nuk mbështetet nga MK, këtë vit, Fondacioni "Feim Ibrahimi", paraqiti në Ministrinë e Kulturës një tjetër projekt, kësaj radhe për kompozitorët shqiptarë që kanë kontribuar në Opera dhe për tê (Tish Daija, Pjetër Gaci, Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Nikolla Zoraqi, Feim Ibrahimi), që do të realizohej me artistë karriere që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, por ata nuk e panë të arsyeshme që ta miratonin...! Projekti ishte i imi privat dhe do ta realizoja në nderim të 70-vjetorit të Teatrit të Operës (shfaqja e parë e të cilit është dhënë në vitin 1953), por u dogj dhe NUK do të realizohet, sepse jo vetëm që nuk kisha mbështetjen e MK-së, por edhe të asnjë klani tjetër!”, shkruan pianistja Etrita Ibrahimi.

Vlashi prej më shumë se tri dekadash vijon karrierën e tij në Spanjë, duke kontriubuar vazhdimisht për promovimin e muzikës shqiptare jashtë vendit, por edhe për të sjellë vlerat më të mira muzikore në Shqipëri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/06/2023 03:57

    Duhen sponsor,por sponsorit jane te gatshem ose per BBV,ose per ndonje tallava fushate elektorale.

    Përgjigju
  • Arbëri: 11/06/2023 21:32

    Pse nuk e organizoje në Prishtinë o vlla…??? Ç’far året nga antishqiptarët si Edvini dhe Lali ho…

    Përgjigju
  • Ben: 11/06/2023 19:23

    Duan Noizin,Sabianin,Lek Plepin,keto tip "artistesh" mund te sponsorizohen ne Albanistan,ju per muzike clasike,I'm sorry, por rradhes tjeter,ndoshta.

    Përgjigju
  • Partia: 11/06/2023 19:04

    Vetë e ke fajin që nuk erdhe para zgjedhjeve, tani s'na bën punë arti, po pate ndonjë Noizy po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë