Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se bashkë me bankat dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave, po punohet që programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ të jetë një program sa më i thjeshtë dhe i aksesueshëm për çdo biznes që kërkon të investojë dhe të rritet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj ka theksuar se ky program parashikon kredi me interes të favorshëm 2–3%, deri në 10 vite maturitet dhe financim deri në 2 milionë euro, për biznese në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Më tej Ibrahimaj ka shkruar se javën e ardhshme do të lançohet edhe portali i dedikuar, i ndërlidhur me E-Albania, ku bizneset do të mund të përgatisin më lehtë dokumentacionin dhe të ndjekin hap pas hapi ecurinë e aplikimit të tyre.
Në përfundim, Ibrahimaj nënvizon se stafi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit do të jetë në dispozicion për asistencë gjatë procesit, ndërsa bizneseve do t’ju ofrohet mbështetje për hartimin e planeve të biznesit.
Reagimi i ministres Ibrahimaj:
Bashkë me bankat dhe Shoqatën Shqiptare të Bankave, po punojmë që “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” të jetë një program sa më i thjeshtë dhe i aksesueshëm për çdo biznes që kërkon të investojë dhe të rritet.
Kredi me interes të favorshëm 2–3%, deri në 10 vite maturitet dhe financim deri në 2 milionë euro, për biznese në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Javën e ardhshme lançojmë edhe portalin e dedikuar, të ndërlidhur me e-Albania, ku bizneset do të mund të përgatisin më lehtë dokumentacionin dhe të ndjekin hap pas hapi ecurinë e aplikimit të tyre.
Stafi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit do të jetë në dispozicion për asistencë gjatë procesit, ndërsa bizneseve do t’ju ofrohet mbështetje për hartimin e planeve të biznesit.
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” është financim, asistencë dhe mbështetje konkrete për t’i kthyer planet e bizneseve në investime.








Komente
Komento