Dyndjet e njerëzve pa maskë te liqeni, Manastirliu: Nuk po e marrim seriozisht rrezikun!

Dyndjet e njerëzve pa maskë te liqeni, Manastirliu: Nuk po e marrim seriozisht rrezikun!

Foto e shkrepur sot nga Liqeni Artificial i Tiranës

TIRANË- Kjo e diel për qytetarët e Tiranës duket të jetë një ditë pushimi e zakonshme, pasi kanë dal të shëtisin të pa shqetësuar nga virusi, armikun e dukshëm tashmë ne zonën e liqenit. Por të dielat tona nuk duhet të jenë më të njëjta pasi jemi të rrezikuar, pamjet në fjalë janë publikuar ditën e sotme dhe paraqesin dyndjen e rrezikshme të njerëzve.  

Lidhur me këto foto të publikuara ditën e sotme ka reaguar edhe Ministrja e shëndetësisë Ogera Manastirliu. Ajo ka shprehur se qytetarët e Tiranës nuk e kanë marrë seriozisht situatën që ndodhemi, këtë reagim e ka postuar në rrjetin e saj Facebook .

Foto të publikuara nga Ministrja paraqesin një "lumë njerëzish" duke shëtitur të qetë nga liqeni. Ajo e konsideron të papërshtatshme sjelljen e qytetarëve dhe thekson se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme.

"Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm." është shprehur Manastirliu

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan