Dyshime mbi shkeljen e privatësisë bien aksionet e Facebook në bursë

Dyshime mbi shkeljen e privatësisë bien aksionet e Facebook në bursë

Aksionet e Facebook kanë rënë ndjeshëm pasi rrjeti social përballet me pyetje nga politikanët amerikanë dhe britanikë rreth rregullave të tij të privatësisë.

Facebook është “nën zjarr” pas raporteve të detajuara se si Cambridge Analytica, e cila është kredituar me ndihmën e Donald Trump fitoji zgjedhjet e SHBA, ka fituar dhe përdorur informacionin e konsumatorit të Facebook.

 Zëdhënësi i Theresa May i quajti akuzat "shumë shqetësuese". Aksionet e Facebook ranë afërsisht 8% në tregun e pasdites në Nju Jork.

Kompania akuzohet se nuk ka informuar siç duhet përdoruesit se informacioni i tyre i profilit mund të jetë marrë dhe mbajtur nga Cambridge Analytica.

Të premten, Facebook pezulloi Cambridge Analytica, duke thënë se kishte fituar të dhëna nga një studiues që shkelte politikat e firmës.

I pyetur për raportet, zëdhënësi i kryeministres britanike tha: "Pretendimet janë qartazi shumë shqetësuese".

Është thelbësore që njerëzit të kenë besim se të dhënat e tyre personale do të mbrohen dhe përdoren në mënyrë të përshtatshme".

Senatorët amerikanë Amy Klobuchar, një demokrat dhe John Kennedy, një republikan, kanë bërë thirrje gjithashtu për një seancë lidhur me sigurinë e të dhënave dhe thanë se duan të pyesin kryeshefin e Facebook Mark Zuckerberg dhe krerët e kompanive të tjera të teknologjisë.

"Ndërsa Facebook është zotuar të zbatojë politikat e saj për të mbrojtur informacionin e njerëzve, pyetjet mbeten nëse këto politika janë të mjaftueshme dhe nëse Kongresi duhet të ndërmarrë veprime për të mbrojtur informacionin privat të njerëzve. Mungesa e mbikëqyrjes se si ruhen të dhënat dhe si shiten reklamat politike ngre shqetësime në lidhje me integritetin e zgjedhjeve amerikane, si dhe të drejtat e privatësisë", shkruan ata në letrën e tyre.

e.gj/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Moskë: 158 dronë të Kievit u rrëzuan në 15 rajone ruse

Moskë: 158 dronë të Kievit u rrëzuan në 15 rajone ruse