Dyshimet se pati konflikt me kunatin, zhduket për herë të dytë nga Gjermania 46-vjeçari! Telefonata e fundit: Nënë ku je?

Dyshimet se pati konflikt me kunatin, zhduket për herë të dytë nga Gjermania 46-vjeçari! Telefonata e fundit: Nënë ku je?

TIRANË- Petrit Lekvukaj ishte 22 vjeç kur nga Italia dhe më pas Zvicra, vendosi të zgjedh Gjermaninë për të jetuar për 14 vite. Historia e shkodranit, i cili sot është 46 vjeç solli në studion e emisionit ’’Pa gjurmë’’ nënën e tij Lizën, ajo e cila pas largimit të të birit foli vetëm në telefon me të, pasi prej vitesh nuk u takuan nga afër. Petriti emigroi që prej vitit 1996 dhe nga Gjermania humbi gjurmët dy herë, së pari në vitin 2000. Në rrëfimin e saj, me brengë për të fatin e të birit Liza Lekvukaj mban mend me hollësi largimin e Petritit nga Shqipëria 14 vite në parë.

"Herën e parë ishte 22 vjeç dhe emigroi drejt Greqisë. Fitoi disa lekë dhe u kthye në Shqipëri. Ai na dha lekët që kishte fituar atje. Mbas një jave na i kërkoi përsëri sepse donte të largohej. Babai i tha të mos e lejoja që të iki sepse nëse do të ikte, nuk do të kthehej më. Ja kthyem lekët djalit dhe iku me shokët në Itali. Atje më merrte rregullisht në telefon. Qëndroi 6 muaj atje dhe më pas iku në Zvicër. Edhe atje na merrte në telefon. Qëndroi afërsisht 8 muaj dhe më pas iku në Gjermani. Atje qëndroi 3-4 muaj pa kontaktuar fare. Atje pashë vetëm një foto, ku mora vesh se djali ishte shëndoshë e mirë, por nuk arrita të kontaktoja me të"-thotë nëna.

Petriti është djali i vogël nga 2 djemtë në familjen e madhe Lekvukaj me 7 fëmijë. Kishte 4 vite që Petriti jetonte në Gjermani, kur humbi gjurmët për herë të parë, në vitin 2000. 7 vite më pas dikush troket në derën e familjes Lekvukaj, ishte shoku i Petritit, shkodrani Beni Alia emigrant në Gjermani.

"Djali më pas dërgon një shokun e tij në Shqipëri, që të më jepte një numër kontakti dhe të lidheshim. Ai vjen tek shtëpia dhe pyeti nëse ishte familja e Petrit Lekvukajt. U ulëm dhe filluam të bënim muhabet dhe më thotë që brenda 10 ditësh do të të lidh me Petritin sepse tani nuk mundem. Erdhi mbas disa ditësh, më solli numrin e telefonit të Petritit dhe atij i dërgoi numrin e telefonit tim. Në këtë mënyrë lidhëm kontaktet. Kur fola me të, më tha që kishte pasur disa punë dhe se kishte humbur numrin e telefonit tim. Folëm 4 vite rregullisht. Më merrte natën më shumë se ditën. Ai tha se jetonte me qira dhe se ishte martuar me një bullgare, me të cilën kishte edhe një vajzë. Më ka sjellë edhe foto. Xhoana quhet vajza që duhet të jetë rreth 10 vjeç sot", tha ajo.

Në Gjermani, Petriti njihej si Petro Vukaj. Kontaktet me familjen vijuan rregullisht edhe për 4 vite në radhë, deri kur një ditë të nxehtë gushti, në vitin 2012 Petriti i thotë nënës se do të fliste me të në mbrëmje. Pritjes së sat ë gjatë, Petriti nuk iu përgjigj më, duke humbur kështu gjurmët për herë të dytë.

"Katër vite kam folur me të, por më pas u shkëput. Në telefonatën e fundit më tha: - “nënë ku je se po të dëgjoj me zhurmë”, pasi unë isha në breg të detit dhe i thashë që të merrte më vonë. Gjithë natën qëndrova zgjuar duke pritur telefonatën e tij, por kanë kaluar 7 vite. Kam provuar ta marr vetë, por dilte i fikur. Ai kishte 14 vite që qëndronte në shtetin gjerman-rrëfen nëna.

Dyshimet e familjarëve janë se konflikti i shumë viteve më parë me kunatin e tij është arsyeja që Petriti ka shkëputur marrëdhëniet edhe me familjen. Këta të fundit kanë afro 6 vite që nuk komunikojnë as me dhëndrin e familjes, për të njëjtën arsye, atë të Petritit…

Përveç dyshimeve që ka familja, dëshmi të emigrantëve në Gjermani, nuk  përjashtojnë mundësinë se ai është pjesë e një grupimi, që njihet si ’’Klubi i Shqiptarëve në Meksikë’’.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar