Dyshja Berisha-Basha dhe bilanci i tyre 17-vjeçar

Dyshja Berisha-Basha dhe bilanci i tyre 17-vjeçar

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha prej muajsh ka nisur një fushatë me të cilën ai po tenton të krijojë perceptimin në opinion publik se ai është një politikan i ri, i pastër e i ardhur dje në arenën politikë në Shqipëri. Këtë Basha po tenton ta bëjë duke thënë që ai është kundër Berishës, Metës e Ramës. Por, ka një problem të madh strategjia e Bashës kur vjen puna për të shitur veten si produkt të ri, kur në fakt ai është një produkt i prodhuar e promovuar nga Sali Berisha, aleat i ngushtë deri dje i Ilir Metës dhe humbës kronik përballë Edi Ramës.

Për të kuptuar e kujtuar se cili është Lulzim Basha politikan, ka disa fakte të pamohueshme. Së pari, Lulzim Basha ka 17 vjet në politikë, që nga viti 2005. Për 10 vjet me radhë, Basha ka qenë në pushtet, saktësisht tri herë ministër dhe një mandat kryetar i bashkisë Tiranë. Fati i tij politik ka qenë i lidhur pazgjishmërisht  me Sali Berishën, ku çdo mëkat që ka njëri, e ka edhe tjetri.

Si ministër Transportesh, Lulzim Basha është akuzuar për më shumë se 230 milionë euro që avulluan pa e ditur se ku, në Rrugën e Kombit. Se nga vajti ai mal me para, e di Basha me Berishën, ndaj edhe nuk i thonë sot asgjë njëri-tjetrit për atë vjedhje galopante.

Si ministër i Jashtëm, Basha dhe Berisha i falën detin Greqisë. Ishte Gjykata Kushtetuese që e rrëzoi atë marrëveshje pas dërgimit në gjykatë nga opozita e asaj kohe (PS). Pra, ai dhe Berisha e kanë vulosur vetë damkën e tradhëtisë mbi fytyrën e tyre. Si ministër i Brendshëm, Basha ka në duar bashkë me Berishën gjakun e katër qytetarëve të pafajshëm dhë gjakosjen e qindra të tjerëve. Si kryetar bashkie, mëkatin e bëri bashkë me Berishën në nisje, duke vjedhë mandatin që në fakt e fitoi Edi Rama (sot këtë e konfiormon edhe vetë ish-kreu u KQZ Arben Ristani). Pastaj katër vitet e qeverisjes së tij në Tiranë ishin asgjë tjetër veç gjumit.

Kaq janë disa nga bëmat e Bashës e Berishës si pushtetarë në 10 vjet.

Si kryetar opozite, Lulzim Basha e Sali Berisha si mentori i tij kanë një tjetër bilanc po kaq të zi. Basha si kryetar opozite humbi 5 herë zgjedhjet radhazi, duke vënë një rekord që vetëm ai vetë mund ta thyejë. Për të mos mjaftuar kaq, ai dogji mandatet dhe më tej bojkotoi edhe zgjedhjet lokale gjithmonë me OK të Berishës. Pra, në 17 vjet, Basha ka shkuar nga dështimi në dështim, bashkë me Sali Berishën.

Thënë këto, që Sali Berisha duhet të shporret nga politika, kjo është pak por e sigurtë. Edhe që doktori po përpiqet ta marrë peng PD-në për hallet e familjes së tij edhe kjo dihet. Por që Basha të shitet si i pavarur, sikur s’ka gisht në gjithë zullumet e afro dy dekadave që në bashkëpunim me Berishën, kjo s’ka ndenjëse ku të rrijë.

Që Lulzim Basha të heqë veten si politikan i ri e qelibar më një CV kaq të pasur sa ç’ka ai, është qesharake në rastin më të mirë ose do t’i trajtojë shqiptarët si budallenj në rastin më të keq. Sepse nëse për Edi Ramën ka plot vepra për të cilat thuhet ”Këtë e ka bërë Rama”, për Bashën mbahen mend vetëm që nuk ka bërë asgjë si kryebashkiak dhe ka bërë një mal me zullume si pushtetar, për të cilat s’ka patur kurrë hallate as të përballet në gjykatë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?