Dyshoheshin për zhvatje të biznesmenëve, arrestohet 'kapoja' shqiptar dhe tregtari italian

Dyshoheshin për zhvatje të biznesmenëve, arrestohet 'kapoja' shqiptar dhe tregtari italian

Roland Gurabardhi

Dy persona, një shqiptar dhe një italian, janë vendosur në pranga në Genova të Italisë, pasi u zbuluan nga hetimet e ndërmarra se kishin krijuar një skemë për zhvatjen e biznesmenëve.

Sipas Liguria Oggi, rolin kryesor e kishte shqiptar Roland Gurabardhi. 24-vjeçari, sipas medias fqinje, është i njohur në botën e krimit të Sestri Ponente-s dhe mbi të rëndojnë edhe precedentë të mëparshëm penalë.

Gurabardhi akuzohet se ka dhunuar dhe kërcënuar në mënyrë të përsëritur dy tregtarë në zonën e Sampierdarena-s, për t’ua marrë paratë që ua kishte dhënë më herët me fajde. Sipas hetimeve paraprake, personi i dytë i arrestuar, tregtari italian Umberto Barletta (29 vjeç) ka luajtur rolin e ndërmjetësit midis shqiptarit dhe personave të cilët merrnin para nga ai.

Ndaj dy të arrestuarve është ekzekutuar masa e arrestit me burg, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka subjekte të tjerë të përfshirë në krim apo viktima të tjerë të mundshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 06/11/2018 19:21

    i bet te gjith kapo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)