Dyshohet se do bënin atentat në Shëngjin, lihet në burg 'ushtari' i Ervis Martinajt dhe bashkëpunëtorja e tij! U kapën me makinë të blinduar e kallshnikov

Dyshohet se do bënin atentat në Shëngjin, lihet në burg 'ushtari' i Ervis Martinajt dhe bashkëpunëtorja e tij! U kapën me makinë të blinduar e kallshnikov

Nikoll Sherrniku, makina e blinduar dhe armët e gjetura në mjet

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Flutura Berishën dhe Nikoll Sherrnikun të arrestuar tre ditë më parë në Lezhë, pasi u kapën me makinë të blinduar dhe municion luftarak me vete. Berisha dhe Sherrniku dyshohet se do bënin atentat në Shëngjin, pasi në makinë iu gjetën 1 kallashnikov me plumb në fole.

Nikoll Sherrniku është një emër i njohur për efektivët, pasi ishte nën masën ‘arrest shtëpie’, sepse ishte i implikuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela në dhjetor të vitit 2020. Në makinën e blinduar tip ‘Toyota’ u kap dhe u arrestua edhe 34-vjeçarja Flutura Berisha, ndërsa brenda mjetit ishte edhe një 15-vjeçar.

Kur ata kanë pikasur policinë, tentuan të largohen me vrap. 34-vjeçarja Flutura Berisha, e cila ishte edhe drejtuesja e ‘Toyotës’, ka tentuar njëkohësisht që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga policia. Brenda makinës u gjet një krehër automatiku me fishekë në të. Sakaq gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së 34-vjeçares, janë gjetur 2 radio marrëse - dhënëse, si ato të policisë.

Ky parandalim i atentatit erdhi pas një sërë ngjarjesh kriminale në qarkun e Lezhës, ende të pazbuluara, ku dyshohet se janë ekzekutuar anëtarë të bandës së Ervis Martinajt. Nikoll Sherrniku, dyshohet si i përfshirë në grupin e Ervis Martinajt, ndërsa ishte edhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës. Megjithatë ende nuk është konfirmuar, nëse ngjarja kriminale e dyshuar që do të ndodhte, pasi u parandalua nga policia, mund të ishte nje hakmarrje, pas atentateteve të mëparshme.  Nuk dihet nëse Nikoll Sherrniku ishte gati të kryente ndonjë atentat si hakmarrje në lidhje me eliminimin e shumë prej njerëzve të Ervis Martinajt kohëve të fundit apo jo. Por siç duket përplasje mes bandave në këtë zonë të Shqipërisë vijon.

Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi mesditën e 17 korrikut në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 20/08/2022 15:54

    Ca fytyre ky mostra, ptyyy race e keqe

    Përgjigju
  • Kone: 20/08/2022 15:22

    Duhet nje ligj per verifikimin e pasurise, si ne bote. Kush nuk e justifikon, i konfiskohet. Ler edhe ca tolerance per dhkak te informalitetit, por jo nje i papune 10 vjet te kete makine 100 mije euro.

    Përgjigju
  • Polici: 20/08/2022 14:00

    Po deshmitaret, bashkepuntoret, shiku, policia, Operacionet speciale shkb, opgj, prokurori, gjykakatesi.. I permend kto, sepse te gjithe kane faj dhe jane deshmitare Dhe bashkepuntor ne krim. Si shpjegohet qe shikohet dikush me makine te blinduar Toyota viti 2019 qe ben min 120 mije € Dhe me xhama totalisht te zi, dhe nuk reagon askush, As policia se ndalon ( se merr lek dmth ) Dhe shiku dhe opgj e BP , operacionale, e skuadra shqiponja Qarkullim te gjithe pa pike karakteri Pa moral ( kush eshte i ndershem respekt maksimal) Pse e keni katandis shtetin ne kte pike, ku nje zhuls I pa lare i pa krehur i tmerrshem ne shemti, E lejoni te livadhis sipas qefit, kane plera jeni skeni turp hic, Por nje dite mund tiu vrasi femijen tuaj o plere Mund tiu perdhunoj vajzen.. dhe sja uroj Megjithse e meritoni! Per sa i perket rrogave te ulta qe diskutoni neper kafeni Keni te drejte, por se justifikoni te shiteni cdo dite si lavire, Thjesht duhet te diskutoni per rritje page dhe duhet te ngulni kembe Ashtu te bashkuar, jo te percare dhe duke bashkepunuar me krimin Dhe duke bere intriga shokeve!!! Respekt per uniformen e ndershme, sado e paket qe eshte.

    Përgjigju
  • Zhele: 20/08/2022 13:46

    O zot me te vra kto zhele, duhet me lind dhe iher dhe me vra vedin ma mire!!! Kur u bane kto mor zot, qe kane hanger ne nje vend me derrat Dhe kane pase anderr me dale ne rruge asfalti! O shtet jepi nje dore se e ke ba si mos ma keq O plena.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq e Sheshi Willson

Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq e Sheshi Willson