Adi Çoba, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej majit 2025 si koka e një grupi ndërkombëtar trafiku droge, ishte duke zbritur shkallët e banesës së tij në Durrës kur u arrestua nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Kjo foto tregon Çobën në pranga, i veshur me pantallona të shkurtra dhe shapka, teksa shoqërohet nga dy agjentët e BKH.
Burime për Report Tv konfirmuan se 35-vjeçari u survejua për tre ditë nga disa agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët priten momentin e duhur për ta prangosur.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ku u kryen veprimet procedurale. Sipas informacioneve, që prej momentit kur është shpallur në kërkim në maj 2025, Çobo nuk ka dalë në asnjë moment jashtë territorit të vendit.
Burime nga BKH i thanë Report Tv se Struktura e Posaçme i dinte prej kohësh lëvizjet e Çobos, i kishte kërkuar disa herë policisë arrestimin e tij, por kjo nuk ishte bërë e mundur.
Vetëm një ditë më parë, kreu i SPAK Klodjan Braho i paralajmëroi deputetët në Kuvend se institucioni që ai drejton po sheh si alternativë që të mund të realizojë vetë kapjen e personave të shpallur në kërkim, teksa e theksonte se nuk e kupton pse disa nuk arrestohen.
Sa i përket Adi Çobës, i datëlindjes 1981 në Durrës, në një prej dosjeve më të rëndësishme të bashkëpunimit mes SPAK dhe antimafias italiane, ai shfaqet si organizatori kryesor i rrjetit ndërkombëtar të trafikut të kokainës, me objekt kryesor futjen e drogës në Itali. Ai grupin e drejtonte nga Durrësi, ndërsa kishte bashkëpunëtor të ngushtë edhe Elvis Doçin, i njohur si Visi i Pojës
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










Bravo BKH dhe SPAK-u! Ju jeni te pavarur,mund te veproni si te tille e nuk keni nevoje per ndihmen e policeve te korruptuar qe jane bere si roje personale te bandave.Z.Braho veproni vete dhe lereni policine te habitet se pse nuk arriten te sinjalizonin kriminelet ne kohe qe t'ja mbathnin /ne drejtim te paditur/.
Përgjigju