Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine.

Dine prej disa ditësh dyshohet se është rrëzuar dhe e ka marrë rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur "Fusha e fshatit Peshtan", Tepelenë.

Sipas Policisë, ‘në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme Shqiponja e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët’.

Kallëzimi në Polici u bë ditën e djeshme nga familjarët e 65-vjeçarit, të cilët kishin humbur kontaktet me Ylli Dinen prej katër ditësh.

Sipas informacioneve Ylli Dine ishte bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë.

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë-Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, shtetasit Y. D.. 

Prej ditës së djeshme, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur "Fusha e fshatit Peshtan", Tepelenë.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit.

Angazhimi i strukturave të Policisë së Gjirokastrës, polumbarëve të RENEA-s dhe strukturave të tjera të përfshira në operacionin e kërkimit, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet.