Palombarët e RENEA-s edhe këtë të shtunë vijojnë kërkimet për 30-vjeçarin Jurgen Karaj i cili dyshohet se e mori mori rrjedha e përroit Dars pas aksidentit në Klos.
Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa familjarët e 30-vjeçarit mbeten në pritje dhe shpresë për gjetjen e tij, në një situatë që po bëhet gjithnjë e më e rëndë me kalimin e ditëve pa rezultat.
Aksidenti u shënua më 10 janar të këtij viti. 30 vjeçari ishte pasagjer në makinën tip ‘BMW’ të 24-vjeçarit Andi Losha, 24 vjeç, i cili mundi të dalë nga makina dhe të mbijetojë. Pas kësaj ngjarje 24-vjeçari ra në prangat e policisë pasoi përveçse u largua dhe e la atje mikun e tij, i riu gjithashtu rezultoi se po drejtinte automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë:
Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Matit, për gjetjen e 30-vjeçarit, shtetasin J. K.
Prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke e çuar më pas në lumin Mat.
Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët.
Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 30-vjeçarit.
Angazhimi i strukturave të Policisë së Dibrës, Polumbarëve të Renea-s, Forcave Kombetare të Sigurisë dhe strukturave të tjera të përfshirë në operaionin e kërkimit për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 30-vjeçarit ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet e në mënyrë të pa ndërprerë.
Komente








