La Liga e futbollit në Spanjë mbylli të hënën raundin e katërt. Në Barcelonë, vendasit e Espanyolit fituan 3-2 kundër Mallorcas. Për miqtë një pjesë loje luajti Marash Kumbulla, i cili vinte si ish në këtë duel, ndërsa Vedat Muriqi shënoi dy gola duke qenë mes më të mirëve në La Liga.
Ndeshja nisi mirë për Espanyolin, me vendasit që shënuan dy gola në harkun e 14 minutave lojë. Në minutën e 20-të Milla dhe Fernandez në të 34 minutë i dhanë epërsinë e dyfishtë katalanasve. Fundi i pjesës së parë ishte dramatik, me Vedat Muriqin që shkurtoi shifrat në 2-1 nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë Milla te Espanyol la të tijtë me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq.
Fraksioni i dytë ishte me raste dhe Vedat Muriqi me kokë barazoi shifrat për 2-2 në minutën e 65-të. Duhej penalltia e kthyer në gol nga Garcia në minutën e 81-të që vendasit të dilnin me tri pikë nga kjo sfidë.
Pas këtij dueli, 'Sofascore' e vlerësoi Muriqin me notën 8.5 dhe sulmuesi i Kosovës është pjesë e formacionit më të mirë të raundit të katërt në La Liga, krah emrave si Mbappe apo Lewandowski.
Formacioni i javës së katërt në La Liga: Sivera; Cubarsi, Catena, Foyth; Raphinha, Guler, Lopez, Gonzales; Muriqi, Mbappe, Lewandowski
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 11:47
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
49.1%
-
Të gabuar
36.5%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 1083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Joan Laporta rizgjidhet president i FC Barcelonës: Na presin vite emocionuese
16 Mars, 13:56
-
GOLAT/ Barcelona me 'pesë yje', fiton 5-2 kundër Sevillas dhe mban distancën nga Reali! Tre gola nga Raphinha
16 Mars, 09:43
-
GOLAT/ Arda Guler shënon nga 68 metra largësi, Real Madridi likuidon 4-1 Elchen në 'Bernabeu'
15 Mars, 09:28
-
Ministri Hoxha takim me Ambasadorin spanjoll në Tiranë, në fokus të bisedimeve bashkëpunimi i mëtejshëm mes dy vendeve
14 Mars, 16:13
-
'Finalissima' spostohet nga Doha për shkak të bombardimeve, ofrohet 'Bernabeu' për finalen Spanjë - Argjentinë! Amerikano-latinët janë kundër
12 Mars, 15:41
-
'Herën tjetër do të vras'/ Kërcënoi dhe dhunoi oficerët e policisë, arrestohet i riu shqiptar në Spanjë
12 Mars, 11:07
-
Disfata 3-0 kundër Real Madridit, Pep Guardiola: Nuk luajtëm aq keq sa për të humbur kështu
12 Mars, 10:17
-
I vuri tritol në 2018 një makine në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari Robert Isaku
12 Mars, 08:53
-
VIDEO/ Jose Gimenez i Atl. Madridit largon nga fusha pëllumbin e lënduar, merr duartrokitjet e 61 mijë tifozëve në stadium
8 Mars, 11:58
-
VIDEO/ Vendos supergoli i Lamine Yamal, Barcelona fiton 0-1 kundër Bilbaos dhe shkëputet në krye të La Ligas
8 Mars, 09:44
-
La Liga/ Dy gola nga Vedat Muriqi në Spanjë, shënon për herë të 18-të këtë sezon dhe kalon legjendën Samuel Eto’o
7 Mars, 14:54
-
GOLAT/ Real Madridi të bën 'me zemër', fiton 1-2 në Vigo! Valverde shënon gol në shtesë
7 Mars, 09:16