Prokuroria e Posaçme vijon me intensitet veprimet hetimore për dosjen Balluku. Këtë të premte SPAK i ka komunikuar zyrtyarisht biznemenit Pandeli Carapuli statusin e personit nën hetim për pastrim parash.

Carapuli dyshohet se i dha ish zv. Kryeministres, ryshfet një vilë luksoze në fshatin Gjilekë, Dhërmi, pasi Belinda Balluku e favorizoi në tenderin 1 milionë eurosh kur ishte drejtoreshë e Albcontrol.

Po këtë të premte agjentët e BKH pyetën në lidhje me dosjen Balluku edhe drejtorin aktual të Hekurudhës Shqiptare, ish kreu u ARRSH, Ergys Verdho.

Dje Prokuroria e Posaçme njoftoi ashpërsimin e akuzat ndaj ish zv. kryeministres Belinda Balluku. Përveçse e pandehur për shkelje në tendera, Balluku është regjistruar si person i dyshuar edhe për korrupsion e pastrim parash, në lidhje me vilën 145 mijë euro.

Për fshehjen e vilës Balluku përdori ish-futbollistin Igli Tare, i cili edhe ai u mor person në hetim.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.