Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Në nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit të Posaçëm i zbuti masën Eria Agos nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Ajo u arrestua më 26 shkurt të vitit 2025, ku akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.

E reja, ish-miss, ka mohuar çdo akuzë lidhur me përfshirjen e saj në vrasjen e Licit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin.

Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar mbrojtjen e saj dhe ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë ndaj saj, duke e transferuar në arrest shtëpie.

Motivi i vrasjes së Licit sipas SPAK, lidhet me dyshimin e Behar Bajrit se Ibrahim Lici, kishte vrarë një pjesëtar të grupit të tyre, ish-policin Boran Bërçana më 15 korrik të vitit të 2018, i cili u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci, ndërsa fëmija 3-vjeçar shpëtoi.