Berat-Një 60 vjeçar nga Berati është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15 vjeçar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 25 nëntor 2024.
Fillimisht 60 vjeçari është hetuar në gjendje të lirë, ndërsa më 16 dhjetor Gjykata e Beratit vendosi masën e sigurisë 'Arrest me burg'.
"Komisariati i Policisë Berat ndaloi shtetasin R. O., 60 vjeç, banues në Berat. Ky shtetas është proceduar në gjendje të lirë në datën 25.11.2024 dhe Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin e datës 16.12.2025, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Ngacmim seksual", sepse dyshohet se më datë 25.11.2024, ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçar", informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.