Policia e shtetit ka arrestuar sot një 71 vjeçar në Fier nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Duke mos bërë detaje të tjera të ditura, policia thotë se rasti është nën hetim nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe materialet janë dërguar në prokurori.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur" thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë
Komente











