U korruptuan nga Katari, arrestohen 4 zyrtarë në Bruksel mes tyre nënpresidentja e PE dhe ish eurodeputeti! Grupi i socialdemokratëve: Të hetohen!

Nënpresidentja e Parlamentit Europian Eva Kaili, burri i saj dhe dy zyrtarë të tjerë janë arrestuar si pasojë e kontrolleve të bëra nga agjentët e Zyrës Qendrore për Luftën ndaj Korrupsionit në Bruksel, shkruajnë mediat e huaja

Të premten në mëngjes dhe më pas gjatë gjithë ditës, më shumë se pesëmbëdhjetë kontrolle u kryen që çuan në arrestimin e Luca Visentini, Sekretar i Përgjithshëm i sapozgjedhur i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, ish-deputeti i S&D, Pier-Antonio Panzeri si dhe F. G., ish-asistent parlamentar i zotit Panzeri, bashkëpunëtor aktual i lidhur me grupin S&D dhe shoqërues i znj. Eva Kaili e cila është eurodeputete greke që nga viti 2014.Mësohet se të arrestuarit pranuan dhurata dhe vlera të shumta monetare nga vendi pritës i Kupës së Botës, në mënyrë që të mos mbështesnin akuzat se në Katar po shkeleshin të drejtat e njeriut. Këtë të arrestuarit e kanë bërë duke lobuar me organizata të ndryshme. 

Arrestimi i saj u bë i mundur pas kontrtolleve në shtëpinë e saj, ku në pranga ra edhe bashkëshorti i nënpresidentes së PE. E vetmja mënyrë për të arrestuar një deputet të mbrojtur nga imuniteti i tij është kapja në flagrancë. Dyshohet se janë kryer akte korrupsioni dhe pastrimi parash nga një bandë e organizuar nga Katari.

Në reagimin e bërë nga grupi Socialdemokrat në Parlamentin Europian akuzat u konsideruan si të "tmerrshme" dhe u kërkuar hetimi i menjëhershëm si dhe vënia para përgjegjësisë e të gjithë personave të përfshirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
U korruptuan nga Katari, detaje nga arrestimi i zyrtarëve të PE, njërit prej ish eurodeputetëve iu gjetën 500 mijë euro në shtëpi

Detaje të reja janë zbuluar nga arrestimet e bëra në Bruksel. Sipas detajeve ndaj zyrtarëve ishin ofruar shuma të konsiderueshme parash dhe dhurata të rëndësishme.

Flitet për korrupsion të dyshuar brenda organit të vetëm të të zgjedhurve drejtpërdrejt në Evropë. Dyshohet se korrupsioni është bëë nga Katari rregullisht. Që nga dhënia e Kupës së Botës deri tek shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të kundërshtarëve politikë, personave LGBTQ + dhe 2 milionë punëtorëve migrantë që kanë punuar në Katar. Sipas mediave të huaja vendi i Lindjes së Mesme, ka korruptuar zyrtarë të rëndësishëm për të bërë të mundur shuarjen e akuzave për denoncime ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të punëtorëve, pasi shumë prej tyre kanë humbur jetën për ndërtimin e stadiumeve.

Në kërkimet e mëngjesit të sotëm të bëra nga oficerët, në shtëpinë e ish eurodeputetit Pier Antonio Panzeri janë gjetur plot 500 mijë euro cash të cilat dyshohet se vijnë si pasojë e veprimtarisë kriminale të korrupsionit.

Ora 21:04
E përfshirë në korrupsion, arrestohet nënpresidentja e Parlamentit Europian, në pranga edhe bashkëshorti i saj

Eva Kaili, një eurodeputete e PASOK-ut dhe nënkryetare e Parlamentit Evropian, është përjashtuar nga partia pas hetimeve nga autoritetet belge për akuzat për korrupsion.

“Pas zhvillimeve të fundit dhe hetimit të autoriteteve belge për korrupsionin e zyrtarëve europianë, eurodeputetja e PASOK-ut Eva Kaili është përjashtuar nga partia me vendim të presidentit Nikos Androulakis”, njoftoi partia e qendrës së majtë.

Gazeta belge Le Soir raporton se autoritetet kanë kryer kontrolle në banesën e eurodeputetes dhe kanë arrestuar partnerin e saj në lidhje me skandalin.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku: 09/12/2022 22:38

    Kete ocen duhet me patjeter Rama me e marre "partizone" ne ekipin e tij super-galaktikoro-mafioz! Qenka me "tigreshe" se tiger Beni....

    Përgjigju
    • Tigri: 10/12/2022 00:08

      Ben tigri o pabuks para ksaj. Kjo te rrunka dhe piten. Partizone direkt do e morin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin