
Vajza e futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez, u nda tragjikisht nga jeta mëngjesin e sotëm në kryeqytetin shqiptar. Dyshimet e para të policisë lidhen me një rrëzim të vajzës nga krevati dykatësh (marinari), çka ka sjellë dëmtime të parikuperueshme.
Prindërit e kanë gjetur të ndjerën me shenja jete, por në gjendje kritike dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital, por as ndihma e specializuar nuk e ka rikthyer të voglën në jetë.
KF Tirana është në zi për këtë ngjarje, ndërsa ndeshje kundër Flamurtarit është shtyrë për nesër në orën 13:30.
Lajmi kryesor:
KF Tirana në zi, ndërron jetë në kryeqytet vajza e futbollistit Freddy Alvarez! Dyshimet e para, shtyhet ndeshja kundër Flamurtarit










