Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Cullaj, i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha nga çadra e protestës.
 
Basha tha se kryepolici ka në zotërim një magazinë me 100 ton kanabis në Manzë të Durrësit.
 
Ndërkohë gjatë një reagimi për Report Tv, Cullaj ka mohuar akuzat e Bashës.
 
Ai u shpreh se akuzat janë të pavërteta, duke theksuar se këto akuza janë me prapavijë politike. 

Kryetari i PD tha nga çadra e opozitës se droga e zbuluar në Manzë të Durrësit, mbrohet nga Drejtori i Policisë, Perlat Cullaj.

"Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të policisë së shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E di unë, e di ai, ministri i Brendshëm se mu në Manzë, 30 kilometra nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë, e mbron Perlat Cullaj që e ka emrin në listën e çdo agjencie ligjsbatuese ndërkombëtare, e di unë, e di ky ministri, ish ministri por s’kanë guxim se s’janë këta bosët e Perlatit por është Perlati dhe droga bosët e këtyre.

Një magazinë tjetër me 20 ton drogë ndodhet në Ishëm. Për sot po e mbyll me këto dy magazina
”, u shpreh Basha. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com