'E bëri Sorosi', Poli Hoxha ironizon pretendimet për non-gratën e Berishës: E bënë alienët

Në 'Frontline' gazetari Poli Hoxha dhe juristja Adriana Kalaja debatuan sa i përket non-gratës së Berishës. Hoxha u shpreh se ishte DASH që vendosi duke ironizuar pretendimet për 'dorën' e Sorosit.

Poli Hoxha: Të kujt janë mor zotëri? Nuk janë të Partisë Demokratike, pasi rezulton ende e Lulzim Bashës. U vulos u dhanë fonde për atë parti. Status-quo është kjo. Këtu Gazment Bardhi deri para pak kohësh në faqen zyrtare thoshte kryetar grupi dhe sekretar i përgjithshëm. Sa u bë nënkryetar e hoqi. Kush e bëri? U mblodh gjë kuvend i PD? Unë njoh institucionet, KQZ, Kolegj, KAS etj. Ai vendim i Gjykatës së Lartë i thotë Apelit dhe juve duhet të merrni vendimet e KQZ, Kolegjit, KAS të cilat janë vendime gjykate të formës së prerë. Me kë garuat në Kukës? Çfarë logo kishte në fletë? Nuk jeni PD, sipas institucioneve, sipas ligjit.

Luan Baçi: Sipas Edi Ramës.

Kalaja: Vendimi i Apelit u zhbë. Është në fuqi vendimi i Agron Zhukrit, por nuk është i formës së prerë. Janë në fuqi gjithë vendimet e 11 dhjetorit. Në këto vendime, është shkarkuar edhe zoti Bardhi si sekretar i përgjithshëm. Presim që vendimi i shkallës s ëparë të marri formë të prerë.

Hoxha: Kjo përçarje filloi nga Shtetet e Bashkuara, kur thanë që duhet të hiqni nga grupi parlamentar atë që kemi shpallur non-grata.

Kalaja: Kjo është gjysma e vërtetës. E bëri Lulzim Basha, Edi Rama.

Hoxha: E bëri Soros, e bënë alienët.

Kalaja: Pa prova.

Hoxha: Mirë 3 vjet që hëngrën bar. Por çështja kthehet në zero.

Kalaja: Nuk thanë Shtetet e Bashkuara, por një ambasadore e korruptuar. Shumë shpejt do njiheni me veprimet, pasi kanë bërë një autogol.


Lajmi kryesor:

Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, deputeti Baçi në 'Frontline': Rama urdhëroi! Socialistët e mbrojtën në bllok kokëulur


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 60 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima