Portieri i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Villarreal dhe thuajse ka mbyllur sezonin, pasi pritet që të mungojë për afro tetë muaj.
Katalanasit janë në kërkim të një portieri për të zëvendësuar gjermanin dhe ‘Mundo Deportivo’, media pranë Barçës liston edhe Etrit Berishën si një prej kandidatëve të mundshëm.
35-vjeçarit të Kombëtares i skadoi kontrata me Empolin dhe për momentin është i lirë në pritje të ofertave. “Një karrierë e gjatë në Serie A dhe e padiskutueshme prej vitesh në Kombëtaren e Shqipërisë. Skuadra e tij e fundit ishte Empoli”, shkruan MD.
Në listë janë edhe emra të tjerë si: Keylor Navas, Jordi Masip, Edgar Badia, Jiri Pavlenka, Loris Karius, Tomas Vaclik, Tomas Koubek, Alexandre Letellier dhe Kostas Lamprou.
Na behet qejfi per Berishen, por s'eshte portier per Barcelonen.
Përgjigju