GRANADA, Spanjë - Ditë historike për Myrto Uzunin. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur në kuotën e 100-të ndeshjeve të zhvilluara me Granadan në Spanjë, kjo mes La Liga dhe La Liga 2.

Për këtë sukses të beratasit, klubi i Granadas ka organizuar një ceremoni për Uzunin. Para ndeshjes kundër Cadiz që vlen për raundin e 16-të, një fanellë me numrin 100 dhe emrin e Uzunit në të është shfaqur në stadium nga drejtuesit.

Uzuni ka pozuar me të dhe të pranishmit në stadium e kanë përcjellë këtë gjë me duartrokitje. Myrto është një gol larg për të qenë ndër futbollistët që kanë shënuar më shumë me klubin spanjoll.