E bujshme nga Spanja, Sylvinho largohet nga kombëtarja shqiptare?

E bujshme nga Spanja, Sylvinho largohet nga kombëtarja shqiptare?

Sylvinho

AS në Spanjë bën me dije se për trajnerin e kombëtares së Shqipërisë në futboll ka disa skuadra të interesuara. Me vetëm një muaj deri në fundin e kontratës me FSHF-në, braziliani Sylvinho ende nuk e ka hedhur firmën e re dhe prestigjozja spanjolle bën me dije se paçka eliminimit me Shqipërinë nga Euro 2024, për trajnerin ka interes nga disa klube evropiane.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit edhe për dy vite, në përgatitje të eliminatoreve të Botërorit.

Edhe vetë Sylvinho ka dashur të qetësojë disi fansat pas uljes në Tiranë këtë të martë. “Unë jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur me këtë vit e gjysmë që kam punuar”, tha ai.

Por duket qartë se në javët në vijim do të vijojnë ofertat për një trajner që ashtu si ekipi i tij ka dalë plotësisht në vitrinë gjatë këtij Europiani.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

SHBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme

SHBA-BE paralajmërojnë Hezbollahun të tërhiqet nga mundësia e përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme