E cilësuan Kosovën Republikë, masa ndaj dy personave në Qeverinë serbe

E cilësuan Kosovën Republikë, masa ndaj dy personave në Qeverinë serbe

Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përkthyesi dhe e ka shkarkuar shefin e zyrës për bashkëpunim me media, për shkak të një raporti të publikuar në ueb-faqen e qeverisë që Kosovës i referohej si Republikë [Republika Kosovo].

Siç thuhet në njoftimin e 9 shkurtit të Qeverisë serbe, në mbledhje është vendosur që të niset procedurë disiplinore ndaj përkthyesit, i cili thuhet se ka bërë “gabim të rëndë në përkthimin e tekstit në gjuhën angleze”. Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Beogradi refuzon që ta njohë atë. Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që Kosova është ende pjesë e saj.

Gjithashtu, është vendosur edhe që të shkarkohet shefi i zyrës për bashkëpunim me media, ku ushtruese e detyrës në këtë pozitë është caktuar Divna Vidakoviq. Më 6 shkurt, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se në raportin ku ishte shkruar Republika e Kosovës ishte bërë gabim gjatë përkthimit. Ajo shtoi se ky gabim “është i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyesit”. Ajo tha se kjo përmbajtja ishte larguar menjëherë nga ueb-faqja e Qeverisë serbe./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, sot në orën 16:00 mbaron afati! 7 parti në garë, PD ende nuk është regjistruar

Zgjedhjet në Himarë, sot në orën 16:00 mbaron afati! 7 parti në garë, PD ende nuk është regjistruar