Shumë faleminderit që ju dhe gazeta Shqiptarja.com keni hapur këtë rubrikë për gratë e dhunuara, pasi kanë vërtetë nevojë të shprehen. Dhe ne gratë që rrimë gjithë ditën mbyllur në shtëpi të vetmin mjet shprehjeje kemi facebookun. Aty lexova edhe artikullin tuaj dhe po marr guximin t’ju shkruaj me shpresën se do kem një përgjigje. Jo s’e besoj se përgjigja juaj mund të më zgjidhë problemin ku ndodhem, por do të doja shumë një mendim tuajin. Unë jam një grua e shkolluar, por kam pasur fatin të punoj vetëm një vit pasi rashë në dashuri shumë shpejt.
Ishte një fillim i bukur dhe i fortë, dhe menjëherë mbrapa mbeta shtatzënë. M’u desh ta ndërprisja punën për shkak se edhe data e martesës erdhi shumë shpejt duke qenë shtatzënë. Por aty morën fund edhe ëndrrat e mia për karrierë. Nuk munda ta vazhdoj as studimet e masterit kur u martova dhe m’u duk sikur pranova një ndëshkim me vullnetin tim, me dëshirën time. Takimi me tim shoq ishte si një shkëndijë që ndryshoi gjithë jetën time dhe akoma edhe tani pas gjashtë vitesh jam në dashuri me të si në ditën e parë që e kam njohur.
Më pëlqen temperamenti i tij, mënyra ekspresive, gjallëria që ka, por kohët e fundit ka filluar të pijë dhe kur vjen i pirë ai nuk di se çfarë bën. Ai gjithmonë e ka pasur qef pijen, por kohët e fundit nuk e di se çfarë i ka ndodhur dhe ka ndryshuar shumë, çdo ditë dhe largohet nga unë dhe nga djali. Ajo çfarë më bëri t’ju shkruaj është se ka filluar të ushtrojë edhe dhunë ndaj meje, sidomos kur është i pirë (por dhimbja ime është se ai sa vjen e përkeqësohet). Ne kemi qenë një çift model, të gjithë na kishin zili, dhe në publik akoma na perceptojnë kështu, por realisht më vjen turp nga vetja kur ai më gjuan dhe më shan sepse më duket sikur vërtetë e meritoj këtë ndëshkim.
Pastaj përpiqem të marr veten dhe të shpresoj se gjërat mund të ndryshojnë por a thua vallë?Ai nuk më tregon më asgjë se me çfarë po merret, vjen vonë në shtëpi, dhe nëse e pyes “pse u vonove” e di se do të plasë sherri. Por ka edhe disa momente që ai bëhet njerëzor dhe unë e ndiej shumë tërheqjen e tij fizike ndaj meje. E çuditshme është se edhe kur jemi të zemëruar ne jemi shumë të tërhequr fizikisht ndaj njëri tjetrit, një prekje e tij mua më çliron dhe më bën ta dua pavarësisht se para disa minutash mund të më ketë goditur.
Pra, nuk mund ta mohoj se unë e dua tim shoq, por a ka ndonjë shpresë që ai të ndryshojë e çdo gjë të kthehet si më parë? A duhet që unë të shpresoj se gjërat do të rregullohen mes nesh? Nuk i kam thënë askujt për këtë gjë pasi vërtetë më vjen zor, e tani duke ju shkruar juve sikur i çlirova pak. Jo vetëm u çlirova por u ktheva edhe në disa reflektime për të cilat paskam pasur nevojë. Mezi po pres një përgjigje.
ME REPEKT D.D
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com