“Nëqoftëse nuk martohesh me mua atëherë do të bëhem prift”. Këto janë fjalët e shkruara në një letër dashurie për të dashurën e tij nga Jorge Mario Bergolio, tashmë Papa Françesku.

Amalia, e dashura e Jorge Bergolios, e kujton mjaft mirë periudhën kur ishin të dy në shkollë edhe pse kanë kaluar tashmë më shumë se 60 vjet.

Por asaj letre thotë Amalia nuk ju përgjigja asnjëherë.

Historia e tyre nuk vazhdoi shumë gjatë pasi prindërit e Amalias zbuluan historinë e tyre duke e ndaluar që të kishte një lidhje dashurie me të.

Por asnjëri nuk do të kishte menduar ndonjëherë rëndësinë “papnore” që kishte ajo letër dashurie.


papa i ri amalia e dashura e papes








(Papa Françesku në rini dhe Amalia)

Redaksia Online
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)