E dëmshmja për europianët nuk mund të jetë e dobishme për ne

E dëmshmja për europianët nuk mund të jetë e dobishme për ne

Foto ilustruese

Deri në vitin 2022 Gjermania do të heqë nga qarkullimi të gjithë automjetet që punojnë me motorë diesel. Arsyeja e heqjes së tyre nga arkullimi ka të bëjë me poltikat e Gjermanisë për të reduktuar ndotjen e shkaktuar nga makinat dhe fillimisht i ra radha motorëve diesel për tu hequr nga qarkullimi, për të vijuar më pas më ata të benzinës deri në vitin 2028.

Ky fakt e detyronte gazetarin e Deutche Ëelle-s Clemens Verenkotte, që në një artikull të tij të shtronte pyetjen: A do të përbytet Ballkani nga dieselët e vjetër? Në fakt, pyetja më e saktë do të ishte se sa më të mëdha do të jenë dallget e përmbytjes me automjete të përdorura e të nxjerra nga qarkullimi, pasi përmbytja nga automjetet e vjetra në Ballkan ka vite që ndodh.

Psh, në Serbinë 8 milionë banorëshe gjatë vitit 2017 kanë hyrë gjithsej mbi 150 mijë automjete, në Rumaninë me 20 milionë banorë kanë hyrë gjatë vitit 2017 rreth 300 mijë automjete të përdorura, e po kështu, në Shqipërinë e më pak se 3 milionë banorëve kanë hyrë mesatarisht gjatë një viti 30-40 mijë automjete të përdorura. Probleme të njëjta kanë edhe vende të tjera si Bullgaria, Maqedonia, Kosova etj.

Importet e mëdha të automjeteve të përdorura në një moshë shumë të madhe nga vendet të Europës si Gjermania, Italia apo Zvicra kanë ndodhur ndër vite si pasojë e diferencave ekonomike që egzistojnë ndërmjet këtyre vendeve dhe atyre të Ballkanit, ku Shqipëria dhe Kosova kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ndër më të varfrit. Por parashikohet që mqs pas 3 vitesh, të gjithë motorët diesel do të dalin nga qarkullimi në Gjermani, masa e importeve të rritet edhe më tej.

Gjykuar nën sfondin e kësaj dukurie e të kësaj tendence, duket se vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për të reduktuar importin e automjeteve të përdorura deri tëk ato më të rëja se sa 10 vjet është një vendim pozitiv dhe reformues. Sepse ajo që është e dëmshme në Europë, nuk ka se si të jetë e dobishme në Shqipëri. Nëse një automjet del jashtë qarkullimit në Europë me etiketimin si i dëmshëm karshi mjedisit e mushkërive të njërezve, i tillë do të jetë edhe për mjedisin dhe mushkëritë e shqiptarëve.

Nevoja e një kufuzimi të tillë ka lindur kohë më parë, atëhere kur importet e makinave të përdorura pësuan një kapërcim historik nga një mesatare prej rreth 12 mijë makinash në vit në rreth 35-40 mijë makina në vit. Dhe pjesa dërrmuese e këtyre importeve përfaqësohej nga kontigjente automjetesh me moshe mësatare 12-15 vite, ndërkohë që mosha mesatare e automjeteve që përbëjnë totalin e automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri është edhe më e madhe.

Mirëpo makinat me motor Euro 3 e poshtë që janë edhe shumica leshojnë grimca bloze kancerogjene, ndaj le të mjaftohemi me thithjen e blozës që lëshojnë automjetet e kësaj kategorie që qarkullojnë aktualisht në Shqipëri, pa qene nevoja për ta shtuar kontigjentin e këtyre “shkatërruesve të mushkërisë” edhe me të tjera makina.

Qeveria mjaftohet në argumentimin e saj vetëm me reduktimin e ndotjes mjedisore, sepse në fund të fundit ky mund të jetë përfitimi kryesor që ajo synon të marrë, por “freskimi” i moshës së automjeteve ka një rol të madh edhe sa i takon rritjes së nivelit të sigurisë në rrugës.

Çdokush është i bindur se një ndër faktorët e aksidenteve në rrugë është edhe siguria e automjetit dhe askush nuk mund të pohojë se automjetet me një moshë mesatare 15-20 vjeçare janë të sigurta dhe larg “kapriciove” që mund të manifestojnë gjatë levizjes nëpër rrugët e Shqipërisë.

Janë jo të paktë personat që vendime të tilla i përceptojnë si lëvizje të kushtëzuara nga interesi i ndonjë grupi biznesi e në rastin konkret i grupit të biznesit që tregtojnë makina të reja.

Mirëpo e vërteta është se asnjë përfitim nuk parashikohet nga ajo çfarë do përvijohet në treg në të ardhmen kur vendimi të jetë në procesin e zbatimit. Në vitin më të mirë të tyre subjektet që tregtojnë makina të reja kanë mundur të shesin të gjthë së bashku rreth 3.400 automjete, ndërkohë që prej disa vitesh janë stabilizuar në një mesatare vjetore prej 2.500-3.000 makina.

Pra, edhe shumë vite më parë, kur u vendos një taksë e automjeteve të përdorura, rezultati ishte që importi i automjeteve të përdorura u reduktua, por pa çuar në rritjen e shitjeve të makinave të reja dhe kjo është e kuptueshme.

Niveli ekonomik i shqiptarëve është i tillë që nuk i lejon ata të orientohen drejt makinave të reja me zero km. Por ndërkohë, varfëria nuk mund të shërbejë si argument për të vazhduar me të njëjtën sjellje sikurse deri më sot.

Pra duke vazhduar kthimin e vendit në një varrezë makinash të vjetra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj