Finiq, e denoncoi tek kryeministri, Bashkia i prish murin rrethues

Pak kohë më parë u ankua të kryeministri se kryetari i Bashkisë Finiqit Leonidha Hristo po shkaktonte shumë probleme me fermerët e zonës, por gjatë kësaj fundjave grumbulluesi i qumështit në Vrion të Finiqit është përballur me kundërsulmin e kryetarit të Bashkisë.

Në magazinën e tij me datën 28 shtator policia bashkiake ka shkuar dhe ka prishur murin rrethues, pa prezencë e tij dhe të familjarëve.

Sotir Kaçi shprehet se ka shkuar disa herë në bashki për të bërë kërkesë për leje, por kjo kërkesë nuk i është pranuar. Depozitimi i kërkesës është bërë i mundur vetëm me datë 3 shtator, ndërsa është dhënë edhe një ok verbale nga Bashkia e Finiqit për vijimn e punimeve.

Kam takuar kryeministrin dhe i jam ankuar në lidhje me problemet e blektorëve të zonës së finiqit, por që në atë kohë ne jemi ......

Sotir Kaçi Banor i Finiqit

Report tv u interesua në Bashkinë e Finiqit për të marrë një informacion në lidhje me konfliktin e ndodhur mes bashkisë dhe qytetarit Sotir Kaçi, por një gjë e till nuk u bë e mundur pasi gazetarit të

Report Tv iu mbyllen dyert e këti institucioni.

Ndërkohë Report tv në muajin qershor ka transmetuar një kronikë ku fermerët e zonës së Finiqit ankoheshin se kullotat e tyre merreshin me qera nga persona që nuk ishin banor të zonës.

Momenti i datës 22 qershor kur Sotir Kaçi ankohet për keytarin e bashkisë te Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase