Një 56 vjeçar u arrestua këtë të martë në qytetin e Fierit pas denoncimit të bërë nga nipi i tij. 56 vjeçari Shahin Basha u arrestua pasi gjatë një konflikti me nipin e tij për motive pronësie, ka goditur me mjete prerëse në dorë 40 vjeçarin F.Basha nga fshati Oxharë e Re të fierit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje.