Policia Kufitare ka arrestuar në Rinas një turke të dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici do të ekstradohet drejt Turqisë.

Ndërkohë është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar Kostandino Tahiri, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet burg në 2021 për plagosje me dashje. Nga Athina është ekstraduar Andrea Biti, i dënuar në 2024 nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burg për vjedhje.

Njoftimi:

U ekstradua nga Mbretëria e Bashkuar shtetasi K. T., të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar në vitin 2021 me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

U ekstradua nga Athina shtetasi A. B., të cilin Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar në vitin 2024 me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë, profesionalizëm dhe anonimat të plotë.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.