E implikuar bashkë me burrin në përdhunimin e një 26-vjeçarje, arrestohet gruaja në Lushnjë

E implikuar bashkë me burrin në përdhunimin e një 26-vjeçarje, arrestohet gruaja në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 30-vjeçare e cila rezulton e dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vite e 4 muaj burgim për, për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të rritura".

Në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’ u arrestua Borana Faslliu, banuese në Lushnjë, e cila ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë 30-vjeçarja është implikuar në një rast të kësaj veprimtarie kriminale, ndaj një 26-vjeçareje, të kryer më datë 03.12.2020, nga bashkëshorti i Borana Faslliut, i cili është arrestuar një ditë më pas dhe aktualisht vuan dënim me burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje