GREQI- Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar të gjithë momentin e vrasjes së 45-vjeçares shqiptare Julieta Obzova në Nea Smyrni të Athinës nga 48-vjeçari shqiptar, Altin Allmuça i cili më pas vrau edhe veten. Autoritetet greke po hetojnë kryesisht pistën e një krimi për motive xhelozie.

Sipas mediave greke, një kamera sigurie e pallatit ka regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit dhe momentet e fundit të viktimës. Nga pamjet rezulton se autori kishte parkuar makinën pranë pallatit dhe më pas ishte afruar në hyrje, ku kishte pritur që 45-vjeçarja të dilte.

Kur shqiptarja doli nga pallati, Allmuça iu afrua dhe të dy biseduan për pak minuta. Më pas, 48-vjeçari dyshohet se e kërcënoi gruan me revolver dhe e detyroi të ulej në gjunjë. Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar edhe momentin kur Allmuça nxjerr armën dhe qëllon 2 herë ndaj shqiptares duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, 48-vjeçari kryen vetëvrasjen.

Dyshohet se Allmuça dhe Obzova kishin pasur një raport intim, ndonëse 48-vjeçari rezulton të jetë i martuar dhe baba i një fëmije. 45-vjeçarja shqiptare, ishte e divorcuar dhe jetonte së bashku me vajzën e saj të mitur. Kjo e fundit nuk ndodhej në banesë në momentin kur ndodhi krimi. Sipas mediave greke, 45-vjeçarja kishte pasur më parë një marrëdhënie me 48-vjeçarin, por lidhja mes tyre kishte përfunduar.

Hetuesit po verifikojnë edhe dëshmitë e personave të afërt me çiftin, sipas të cilave 48-vjeçari dyshohet se ishte xheloz dhe se në të kaluarën e kishte kërcënuar atë. Megjithatë, deri tani policia nuk ka gjetur në bazat e saj të të dhënave denoncime apo raste të regjistruara të dhunës në familje mes 48-vjeçarit dhe viktimës. Autoritetet po marrin dëshmitë e familjarëve, miqve dhe personave që i njihnin të dy, për të përcaktuar nëse përveç marrëdhënies personale dhe xhelozisë kishte edhe konflikte të tjera që mund të kenë çuar në krim.

Në fokus të hetimeve është edhe aktiviteti i 48-vjeçarit në rrjetet sociale, ku ai shfaqej duke pozuar me armë, duke u stërvitur në Krav Maga dhe duke ekspozuar tufa me para, duke përcjellë imazhin e një “luftëtari”. Mes përmbajtjeve që kishte rishpërndarë kishte edhe postime për Alket Rizain, shqiptarin e dënuar për krime të rënda në Greqi, por mediat greke theksojnë se kjo nuk provon ndonjë lidhje mes tyre.

Postimi i Allmuçës për Alket Rizain

Një pjesë e rëndësishme e hetimit është edhe e kaluara e 48-vjeçarit në Shqipëri. Në vitin 2016, Altin Allmuca është arrestuar në Tiranë, pasi kishte kryer raport seksual me dhunë me bashkëshorten kundër dëshirës së saj. Gjithashtu, ndaj 48-vjeçarit ishte ngritur gjithashtu një padi për përndjekje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:26
Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Athinë, zbardhet dëshmia e vëllait të saj: Allmuça i hynte fshehurazi në shtëpi, e kisha paralajmëruar të merrte urdhër-mbrojtje

1787588860_stdyuftoop.JPG

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja tragjike e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë nga ish-partneri i saj, Altin Allmuça, i cili pas krimit më pas vrau veten.

Mediat greke shkruajnë se vëllai i viktimës ka deklaruar në Polici se i kishte kërkuar Luljeta Obzovës që të kërkonte urdhër mbrojtje, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme nga Allmuça. Ai madje tregoi se Allmuça në një rast i kishte nxjerrë edhe armën të motrës së tij.

"Ajo kishte nxjerrë edhe një armë. I thashë të shkonte te avokati për t'i marrë urdhër-mbrojtjeje", tha mes të tjerash vëllai i viktimës.

Autori i krimit dhe viktima ishin çift për një kohë në të kaluarën. Pas ndarjes së tyre, 48-vjeçari ia bëri jetën 45-vjeçarit ferr, me mbikëqyrje, kërcënime dhe incidente të vazhdueshme.

Vëllai i gruas së vrarë tregoi gjithashtu për mediat greke se 48-vjeçari hynte në shtëpinë e 45-vjeçarit me një çelës rezervë.

"Kështu që ai ndërroi shtëpi. Dy javë më parë ajo ndërroi edhe bravat, sepse kishte një çelës rezervë dhe kur motra ime shkonte në punë, ai hynte në shtëpi", tregoi më tej i vëllai i viktimës.

"Kur motra ime vinte nga puna, nga një shëtitje, ajo shikonte gjërat që ishin lëvizur. Më thoshte: 'Dua një dryn nesër'. Unë i thoja: 'Do të të dërgoj të ndërrosh drynin'", shtoi më tej i vëllai.

Sipas dëshmive të të vëllait, 45-vjeçarja mbeti i pambrojtur, pavarësisht se disa ditë para ngjarjes ishte kërcënuar me armë zjarri.

Sipas informacioneve, 45-vjeçarja nuk kishte paraqitur ndonjë ankesë në polici. Kërcënimet dhe frika që po përjetonte, megjithëse të njohura për familjen e saj, nuk ishin raportuar kurrë zyrtarisht tek autoritetet.

Incidenti i vetëm që Shërbimi i Sigurisë identifikoi në dosjet e tij kishte të bënte me korrikun e vitit 2024 në Stacionin e Policisë së Akropolit. Në atë kohë, 45-vjeçarja kishte raportuar se një ish-partner i saj, të cilin ajo nuk e kishte emëruar, i kishte vjedhur motoçikletën.

Ora 15:36
Para se të vriste ish-të dashurën dhe veten, shqiptari i la 1 mijë euro gruas: Mbaji që të kesh para! Dëshmia e saj: Prej 18 muajsh kishte ndryshuar, kisha frikë prej tij

1787479193_WhatsAppImage20260823at11.51.51AM1.jpeg

Para se të shkonte për të vrarë ish të dashurën shqiptare, 48-vjeçari Altin Allmuça mësohet se i la bashkëshortes së tij 1 mijë euro, duke i thënë: “Mbaji që të kesh para”. Më pas ai u nis drejt Nea Smyrnit, ku vrau 45-vjeçaren Julieta Obzova dhe më pas veten.

Bashkëshortja e 48-vjeçarit u ka treguar hetuesve se prej rreth 18 muajsh kishte vënë re një ndryshim të madh në sjelljen e tij. Sipas saj, ai mungonte shpesh nga shtëpia dhe kishte net kur flinte diku tjetër, ndërsa ajo nuk e dinte se ku qëndronte apo nëse kishte një marrëdhënie me një grua tjetër.

Gruaja ka deklaruar gjithashtu para autoriteteve greke se kishte frikë prej bashkëshortit të saj.

Në vitin 2016, Altin Allmuca është arrestuar në Tiranë, pasi kishte kryer raport seksual me dhunë me bashkëshorten kundër dëshirës së saj. Gjithashtu, ndaj 48-vjeçarit ishte ngritur gjithashtu një padi për përndjekje.

Ora 15:27
'U ndava sepse ishte xheloz', çfarë i kishte rrëfyer motrës shqiptarja para se të vritej nga ish-i dashuri në Greqi: Kam frikë prej tij

1787578344_julietaobozova.jpg

Detaje të reja dalin në dritë për marrëdhënien mes 45-vjeçares shqiptare Julieta Obzova dhe 48-vjeçarit Altin Allmuça, i cili e vrau në Nea Smyrni të Athinës dhe më pas kreu vetëvrasje. Viktima i kishte treguar motrës se ishte ndarë nga 48-vjeçari për shkak të xhelozisë së tij.

Sipas informacioneve në mediat greke, 45-vjeçarja i kishte thënë së motrës se Allmuça vazhdonte të këmbëngulte për lidhjen dhe se ajo kishte frikë prej tij.

Natën kur ndodhi vrasja, 45-vjeçarja ishte e vetme në banesë. Vajza e saj nuk ndodhej në Athinë, pasi kishte shkuar në Agrinio së bashku me xhaxhain e saj.