E dhunuar prej 9 vitesh rrëqeth pukjania: "Isha shtatzënë, kur zbulova familjen e tij "/ Shokon nëna e 4 të miturve: Fëmijët do t'i lë në jetimore

E tronditur dhe e pamundur është gati të lë në jetimore fëmijët, për shkak se nuk ka një strehë ku të jetojnë. Gjithçka e ka zanafillën, kur Lindita Bala nisi bashkëjetesën me një 45-vjecar. Dy herë i është drejtuar komisariatit për të denoncuar dhunën nga bashkëshorti, kur në jetë kishin ardhur të katër fëmijët më i madhi 9 dhe më e vogla 4 vjece.


Jam martuar në moshën 28 vjeçe dhe dhuna nisi që kur nisëm bashkëjetesën. Nuk më linte të punoja, pinte alkool. Më mbante gjithë kohës të izoluar dhe i bënte presione edhe familjarëve të mi. Me familjen e tij nuk kisha asnjë lloj komunikimi. Ai nuk më linte të dilja nga shtëpia dhe më ka dhunuar gjithë kohës.


37-vjecarja mbërriti në Tiranë me familjen e saj që prej vitit 2004, ndërsa në vitin 2011 vendosi të krijonte familje me burrin, i cili mbante të fshehur një tjetër të vërtetë, atë se ishte i martuar me një grua tjetër, me të cilën nuk kishin fëmijë. 


Kur mbeta shtatzanë zbulova se ishte i martuar me një person tjetër, i cili doli që kishte lidhur kurorë me një tjetër. Ai nuk kishte lekë as t’i drejtohej gjykatës për të bërë divorcin me gruan e parë që kishte 12 vite. Nuk e ndava pasi në jetë erdhi edhe djali tjetër. Kam duruar 10 vite dhunë, familja nuk ka mundësi të më ndihmojë, janë vetë në pikë të hallit. Ai kërkon të marri dy fëmijët e parë por nuk mund t'ja lë, se ai nuk ka me çfarë t'i mbaj. Ia tërhoqa denoncimin herën e parë se kisha frikë. Kur doli nga burgu herën e parë nuk e linin fëmijët të ikte. Ata e duan shumë.


Prej dy javësh ai nuk është parë më, ndërsa nëna rrit e vetme fëmijët të cilët pas datës 30 janar rrezikojnë te mbeten në qiell të hapur, pasi u përfundon edhe kontrata e qerasë. E përlotur Lindita thotë se është e detyruar që fëmijët t’i dërgojë në jetimore.


Nuk kam ku t’i strehoj fëmijët, jemi shumë keq. Më dhemb shpirti por të katër fëmijët do t’i në në jetimore pasi nuk kam mundësi t’i ushqej dhe t’strehoj. Pas datës 30 janar unë do të dal nga shtëpia ku jetoj, pasi nuk kam me se ta paguaj. Nuk mund t’i mbaj fëmijët në qiell të hapur, të paktën të kem një dhomë për ta ku të fusin kokën.


Edhe pse me një diferencë të madhe në moshë ajo 28, ndërsa ai një 45-vjecar marrëdhënia e ciftit nisi me gënjeshtra që prej fillimit. 37-vjecarja mbërriti në Tiranë me familjen e saj në vitin 2004, ndërsa në vitin 2011 vendosi të krijonte familje me burrin, i cili mbante të fshehur një tjetër të vërtetë, atë se ishte i martuar me një grua tjetër, me të cilën nuk kishin fëmijë. Këtë fakt ajo e mësoi kur erdhi në jetë vajza e saj e parë, ndërsa nuk e kishte kuptuar se i shoqi vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor. Me nisjen e bashkëjetesës Lindita u dënua me izolim nga bashkëshorti, i cili nisi t’i bënte presion edhe familjes së saj. Denoncimin e fundit e bëri një vit më parë, kur i shoqi u dënua me 6 muaj burg. Pas daljes nga qelia bashkëshorti ikën e vjen në banesën ku Lindita jeton me qera, ndërsa i kërkon t’ia marrë në ngarkim dy nga 4 fëmijët edhe pse nuk ia kanë atësinë. Prej dy javësh ai nuk është parë më, ndërsa nëna rrit e vetme fëmijët të cilët pas datës 30 janar rrezikojnë te mbeten në qiell të hapur, pasi u përfundon edhe kontrata e qerasë. 5 anëtarët e familjes Bala jetojnë vetëm me 120 mijë lekë të vjetra asistencë që marrin nga komuna e Zallherrit. 

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silva: 23/01/2021 06:43

    Jo ..nji njeri qw prezencen e tij si kryeminister e ka justifiku me pun s'ka arsy te blej votat..Ai ka te garantume firoren nga populli..Ai ka pun jo dhafe,mbrapaskena,intriga,manipulime per 30 vite jemi ngopur..Mjafte me kto shanazhe pa asnji vler se nga unjoranca e ulun nga mali nuk pritet pergjigje tjeter vec(po)po Fitorja i takon ati qw ben met miren per Popullin e tij..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion