E di që e vërteta s’pi ujë, por një përgjigje për kë do ende t’ia dijë

E di që e vërteta s’pi ujë, por një përgjigje për kë do ende t’ia dijë

Mira Kazhani

Vjet në prill pata një aksident, të cilin s’pata mundësi as ta jetoja si njeri normal që ka kaluar një traumë e ka parë me sy vdekjen për një çast.

Kjo, për ‘meritë’ të sulmeve, sharjeve, mallkimeve dhe linçimeve të orientuara mirë nga seli partish, të adresave të Facebook-ut, që u frymëzuan me rrena të disa politikanësh, të cilët, të pashpirt siç janë, e vdiqën djalin përsëgjalli.

Nertili është sot si drita. Jemi takuar bashkë në dhjetor dhe po shkrova një libër, mund ta them çfarë ndjenje ishte. Në telefon ruaj foton e tij, por edhe pse herë pas here lexoj mallkime për ‘djalin që vdiq’, kam refuzuar ta postoj atë dhe sqarimin tim.

Unë e di më mirë se shumë të tjerë që lajmi i mirë nuk bën punë dhe nuk tërheq askënd. Kam heshtur dhe rëndësi ka e vërteta ime.

Një vit më vonë, po në prill (ditën e fundit) portalet dhe rrjeti u mbush me lajmin e punës sime si këshilltare në UKT.

Kam lexuar aq shumë urrejtje dhe po shoh se si trimëron një pjesë e politikës për një rrogë brenda çdo rregulli dhe parimi.

Kjo politikë që duhet të vrasë mendjen për të varfrit për abuzuesit, për ata që rrinë tërë ditën në kafe dhe Facebook dhe nuk punojnë, për tendera sekretë dhe për atdheun që po e skadojnë, ata që janë shumë, jo unë.

Miliardat e vjedhura, jo rroga e kujt bën atë që di.

Është për turpin e PD-së që në vend të ngrihet për çështje të mëdha, konsumon gjithë anëtarësinë e saj për një gazetare që figuron edhe këshilltare, vetëm pse është e pozicionuar majtas. Unë jam gazetare e angazhuar, ky nuk është më lajm. Këshilltare është hera e dytë që punoj. Kam qenë edhe në qeverinë Berisha në 2010-n.

Po, unë kam edhe një punë të dytë, sepse nuk ma ndalon asnjë ligj dhe për sa kohë nuk kam shkelur asnjë parim, po të mundja do bëja dhe tre apo katër punë. Sa të kem fuqi, sepse rroga si gazetare nuk më del askund dhe nuk ia dal të përballoj jetën si një grua që jetoj vetëm, pa asnjë mbështetje. Po më mallkoni pse punoj? Seriozisht qenka ky halli juaj? Pse unë bëj dy punë?

Do të këshilloja edhe Erion Velinë, edhe Lulzim Bashën, edhe Nard Ndokën, me qëllim për të paguar kredinë. Nuk kam marrë kurrë një dhuratë nga ndonjë politikan. As shtëpi, as bileta ndeshjesh për në San Siro, as pushime apo qoftë edhe një stilolaps. Nuk kam marrë kurrë dhuratë as një kupon nafte nga ndonjë oligark. Asnjë kacidhe!

Nuk jam e s’do jem kurrë e këtyre marifeteve dhe kur shoh sesi më shani, kur shoh disa që bëjnë parimorin dhe shesin moral mbi foton time më shfaqen aq shumë gjëra që di për ta e që po ju helmojnë ju që i ndiqni me sinqeritet.

Po kjo historia e taksave? Çfarë taksash pretendoni? Për ato që do paguani për 30 vjetët e ardhshëm besoj?!

Sa për mua, unë kam ngrënë vetëm taksat e mia dhe të askujt tjetër! Taksat tuaja kërkojini tek miliardat, zgjohuni nga narkoza se sot radha ime nesër nuk i dihet. Unë isha kocka që nuk i dhemb kujt. Dhe zakonisht këto zilitë e vogla e çajnë rrjetin, sepse si unë jemi në shumicë dhe me mua krahasohesh më lehtë sesa me të Fortët. Masakroni ata që punojnë e duartrokisni për ata qe ju vjedhin!

Në fund, dy fjalë për rrjetin: Rrjeti ka të drejtë, ai dhe shumë prej jush nuk keni faj. Mënyra sesi u orkestrua ky lajm, me qëllim mbulimin e halleve të ditës, ishte i përsosur. As unë nuk po e njoh veten në këtë valë urrejtje. Më duket sikur rroga ime e dytë, erdhi uji, iku uji, është problemi më i madh i vendit dhe unë heq dorë nëse kjo ju rregullon jetën. Por do gjej një tjetër, dy, tre, sepse të punoj është e vetmja mënyrë që njoh!

Bjeruni atyre që punojnë. Vajza, djem, gra, burra që nuk vjedhin, por punojnë. Aman vetëm ruani e mallëngjehuni me ata që iu vjedhin, tjetërsojnë prona e ju mashtrojnë nga mëngjesi në darkë. Amanet armatën atyre që “e ndritën” këtë vend e që duan të mendoni se kush punon duhet vrarë me bukë në gojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mbase: 03/05/2020 13:50

    Gazetarja flet ne emer te publikut dhe presupozon se mbron interesin publik, prandaj edhe publiku ka te drejte ta gjykoje (jo ta linçojë) perderisa flet ne emrin tone. Prandaj, le te beje transparence (per cfare ka keshilluar, cfare raportesh ka hartuar) qe publiku te bindet se nuk eshte nga ata qe marrin rrogen pa bere asgje. E kuptoj se ketej me tendera po ikin miliarda, por besoj se dy te keqija ka pase ky vend: politikanet dhe gazetaret qe u kane shkuar sipas terezise.

    Përgjigju
  • Ali: 03/05/2020 08:01

    Shkerdhate hajdute

    Përgjigju
  • vera: 03/05/2020 00:13

    PA na trego ti moj kazanxhie e qelbur ,,moj katunare e poshter ,,c'fare I keshillon ti ujesjellsit,,,s'ke faj ti moj ndyresire fajin e ka gjykata e korruptuar qe te liroje ty dhe tere llojin tuaj te degjeneruar nga burgu…….rrospi ,,,ndyresire,,,I merr leket pa punuar ,,,te ngelte buka ne fyt moj plehre…….

    Përgjigju
  • Robert: 03/05/2020 00:02

    Na thauj pak si eshte orari i punes tende qe te maresh ate rrogen e merituar. E them pa te paragjykuar fare. Ma thuaj si e meriton ate page ne ujsjelles dmth sa ore ne dite punon atje dhe sa ore punon si gazetare. Kaq te lutem. Duam te te shikojme kur shkon ne pune dhe kur iken se 85000leke nuk meren aq kollaj besoj.

    Përgjigju
  • tironci: 02/05/2020 23:22

    Ju jeni ca lepirse ca shkerdhata si ty si ajo gruja albanit dhe gruja shefit bashkise, keto sikur bojn konkurse per vendin e punes apo ju hyni me urdher nga lart, na cani dhe rroten tu na bo te ndershmen me shkrime e statuse neper fcb, aty sh mire mund te hynin 3 veta qe jan pa pune dhe kane familje per te majne

    Përgjigju
  • Pano: 02/05/2020 23:16

    A mund te me thuash çfar lidhje ke me hidrauliken

    Përgjigju
  • Italia: 02/05/2020 22:12

    Realisht po merr akoma vend neper gazeta, turpi me buke e nje gotë vere nga prapa. E shkreta mbaka foton e djalit ne telefon.

    Përgjigju
  • Miri: 02/05/2020 21:11

    Mira nuk te shan njeri pse punon. Te shajne ty, ate shoqen tende gazetare dhe ate qe ju jep rrogen pa shkuar ne pune. A keni ju nje koleg pune? A keni ju vendin tuaj te punes? Ju bravo qe beni dy pune. Ju mund te dilni te s.... per punen tuaj te trete. Po jo te paguheni nga taksat e shqiptareve pa shkuar ne pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën