E dini cili shtet ka më shumë borxhe?
Greqia nuk është në 10 vendet e para
Greqia nuk kryeson listën e vendeve me borxhin më të madh në botë, madje ajo nuk është fare pjesë e 10 vendeve të parë të kësaj liste. Në fakt Greqia renditet në vendin e 27 në botë, me një borxh të përgjithshëm prej 360 miliardë dollarësh. Kriza greke dhe pamundësia e saj për t’i shlyer borxhin ndërkombëtarëve, ishin dy temat kryesore në mediet botërore.
Greqia nuk kryeson listën e vendeve me borxhin më të madh në botë, madje ajo nuk është fare pjesë e 10 vendeve të parë të kësaj liste. Në fakt Greqia renditet në vendin e 27 në botë, me një borxh të përgjithshëm prej 360 miliardë dollarësh.
Kriza greke dhe pamundësia e saj për t’i shlyer borxhin ndërkombëtarëve, ishin dy temat kryesore në mediet botërore.
Në Greqi këtë fundjavë u mbajt referendumi nëse duhen pranuar reformat e propozuara nga BE-ja dhe FMN-ja, ku mbi 60 për qind votuan “Jo”.
Problemi i grek krizës së borxhit filloi të jetë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes, kur në janar u zgjodh kryeministër Aleksis Cipras. Me të marrë drejtimin e qeverisë, Cipras filloi një retorikë të ashpër, duke thënë se popullit grek nuk duhet t’i bëhet shantazh nga kreditorët. Ndërkohë, huadhënësit ndërkombëtarë kanë ushtruar presion të vazhdueshëm te Greqia.
Lista e borxhlinjve më të mëdhenj në botë:Vendin e parë e zë vendi më i fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas të dhënave të fundit, borxhi i tyre arrin në rreth 18.5 trilionë dollarë, që do të thotë se borxhi i tyre për banor është 58.437 dollarë.
Në vendin e dytë është Mbretëria e Bashkuar, me një borxh prej 9.5 trilionë dollarë. E treta Franca me 5.7 trilionë, e pasuar nga Gjermania me 5.5 trilionë dollarë amerikan.
Borxhet e vende të tjera të top 10-shes:
Luksemburg – 3.4 trilionë dollarë
Kina – 3 trilionë
Japonia – 2.8 trilionë
Itali – 2.6 trilionë
Irlandë – 2.6 trilionë
Holanda – 2.5 trilionë
Duhet theksuar se, pavarësisht faktit që Greqia ka një borxh shumëfish më të vogël se sa vendet e listës së 10-shes, kjo nuk do të thotë se ajo ndodhet në situatë më të mirë se sa ato, pasi shuma e borxhit lidhet me Prodhimin e Brendshëm Bruto. /Marrë nga Shekulli/
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4436
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08