Fluturat me krahë në ngjyrë portokalli të fortë dhe të zezë quhen “Monark” ose “Mbret”.

Ato janë të njohura për emigrimin e tyre nga Amerika dhe Kanadaja drejt Meksikos në dimër.

Origjina e tyre është Amerikane të veriut dhe udhëtojnë afërsisht 3000 milje çdo vit drejt Meksikos.

butterfly

Ata e kanë nisur këtë traditë që 2000 vjet më parë dhe e vazhdojnë çdo vit.

Hulumtuesi Marcus Kronforst i Universitetit të Çikagos është munduar që të gjejë origjinën e forcës së tyre për të udhëtuar dhe rolin e ngjyrave në flatrat e tyre.

Sipas tij krahët kanë shumë efikasitet në fluturimin e tyre.

Geni i tyre lidhet me kolagjenin, përbërësi kryesor në indin lidhës që ka shumë rëndësi për funksionin fluturues të krahëve.

butterfly

Ndërsa ngjyrat lidhen me ekzistencën e tyre. Portokallia largon grabitqarët të cilët mendojnë se ata kanë shije të tmerrshme dhe janë toksike për t’u ngrënë në sajë të bimëve qumështore me të cilat ushqhen.

Ndërsa ngjyra e zezë tregon venat e tyre. Krahët kanë gjatësi 10cm kur janë të hapur dhe trupi i tyre është i zi.

Numri i emigrimit të tyre ka rënë me kalimin e viteve, ku këtë vit numërohen 35 milionë.

Vetëm në vitin 1996 kishin fluturuar drejt meksikës 1miliardë flutura monark.

Rënia e numrit të tyre ka ardhur për shkak të humbjes së habitatit për shkak të veprimtarive njerëzore, pesticideve te qumështoret që i vrasin dhe ndryshimi i klimës, thonë ekspertët.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)