E djathta në Serbi proteston kundër marrëveshjes me Kosovën
Mbështetësit e katër partive të krahut të djathtë në Novi Sad të Serbisë
Mbështetësit e katër partive të krahut të djathtë u mblodhën më 22 prill në Novi Sad të Serbisë, duke kërkuar anulimin e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe dorëheqjen e zyrtarëve në Serbi.
Tubimi, në të cilin morën pjesë disa qindra qytetarë, u thirr nga partitë parlamentare: Partia e Re Demokratike, Dveri, Zavetnici dhe Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë.Protestuesit bënë thirrje për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në të gjitha nivelet.Ata mbanin flamuj të Serbisë dhe flamuj tradicionalë të Vojvodinës, ndërsa u panë edhe disa flamuj rusë.
Në pankartat e tyre lexohej: “Sot Kosova, nesër Vojvodina” dhe “Vuçiq, dorëheqje” - duke iu drejtuar presidentit të Serbisë.Më 18 mars në Ohër, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve, e cila u arrit gojarisht në fund të shkurtit.
Kjo marrëveshje nuk parasheh njohje të ndërsjellë midis dy vendeve, por kërkon nga to që të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese.
Rundi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë i mbajtur në Bruksel më 27 shkurt 2023.
Marrëveshja, po ashtu, u kërkon palëve që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, e cila shpesh është bërë shkas i përplasjeve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Partitë e krahut të djathtë në Serbi kundërshtojnë çdo dialog me Kosovën dhe kanë organizuar një tubim të ngjashëm edhe në Beograd, në muajin mars.REL
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7519
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor, 12:21
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
BE-ja i kërkon Serbisë ta sqarojë pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
21 Nëntor, 16:02
-
Serbi/ 11 të arrestuar, për shembjen e çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad që vrau 15 persona
21 Nëntor, 13:56
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Zyrtare/ UEFA me dorë të fortë, Kosova humbet 3-0 ndeshjen e braktisur në Bukuresht për racizëm! Rumania gjobë 128 mijë euro dhe një sfidë pa tifozë! FFK: E apelojmë në CAS
20 Nëntor, 15:12
-
Osmani i kthen dy ligje Kurtit, presidentja kërkon rishqyrtim për Këshillin e Sigurisë dhe mbrojtjen e konsumatorit
20 Nëntor, 09:42
-
Vuçiç konfirmon se do të vizitojë Moskën në muajin Maj
19 Nëntor, 23:02
-
Trajneri i Rumanisë ofendon Kosovën: Gënjejnë si njerëz të paturpshëm
19 Nëntor, 16:24