'E dua Shqipërinë më shumë se gjithë bota', si e festuan Ditën e Flamurit fëmijët e kopshtit 36

Në të gjithë librat që mësojmë mbi historinë e vendit tonë jemi njohur me Marigonë, qëndistaren e flamurit kombëtar. Në këtë 28 nëntor,  ne kemi takuar një tjetër Marigo, vajzën e vogël të kopshtit numër 36 në Tiranë. Dafna është vetëm 4 vjeç, por në festën e organizuar nga grupi i zogjve, pjesë e kopshtit Kësulëkuqja, ajo ka luajtur rolin e Marigosë, duke dramatizuar qëndisjen e flamurit së bashku me shoqet dhe shokët e saj të grupit.
Prindër e gjyshër shoqëruan të gjithë fëmijët e tyre duke memorizuar çdo moment në telefonat e tyre celularë. Festivali nis me këngën "Ty flamur të duam shumë", kolonë zanore e filmit "Tingujt e luftes", për tu treguar fëmijëve jo vetëm dashurinë për atdheun, por edhe sakrificat e popullit shqiptar ndër vite, të cilat janë pasqyruar në filmat e vjetër shqiptarë.
Repertori vazhdon me këngën “Për mëmëdhenë” , të shoqëruar nga fizarmonika e edukatores së tyre.
Për këtë shfaqje , fëmijët kanë bërë prova për gati një muaj, në kujdesin e edukatores së tyre Maja Brahimi e cila i ka mësuar një numër të madh këngësh e vjershash të vegjëlve.


Ne që në datën 1 nëtor themi “Nëntori i kuq” dhe i edukojmë ndjenjën e patriotizmit dhe nuk e përshkruaj dot me s shpirt shprehen ata. Në repertor kemi futur çdo gjë që kemi mësuar dhe u përkushtuam tek festa e flamurit me anë të këngës, recitimit apo interpretimit.

Maja Brahimi, edukatore

40 fëmijët e grupit të zogjve për edukatoren e tyre e cila i mëson dhe i edukon për çdo ditë janë aktorët e së ardhmes. Ajo shprehet se menaxhimi i tyre është i vështirë por në të njëjtën kohë të fal shumë kënaqësi.


Ne jemi aktorë të rinj, ne jemi aktorë të vegjël. Ne u edukojmë fëmijëve te veçantat dhe i kemi angazhuar në zbukurimin e të gjithë ambienteve. Të gjithë janë të përkushtuar dhe për mua janë të gjithë artistë.

Maja Brahimi, edukatore

Mes shumë emocionesh i rrëmbyem nga një intervistë të shkurtër edhe vogëlushëve të cilët na treguan për dashurinë e tyre ndaj kombit. Një festival është i vështirë të bëhet i vetëm. Edukatorja tjetër, e cila shoqëronte këngët me fizarmonikë na tregon me fëmijët që i mban gjithnjë afër vetes se këto ditë festash janë gjithnjë të veçanta.E ndërsa festa vazhdon flamuri kuq e zi valëvitet nga e ardhmja e vendit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Messit mund t’i ndalohet hyrja në Meksikë, politikanët meksikanë kërkojnë shpalljen e tij ‘non-grata’

Messit mund t’i ndalohet hyrja në Meksikë, politikanët meksikanë kërkojnë shpalljen e tij ‘non-grata’