E duan Lulzim Bashën të fitojë, përmes një rruge humbëse

E duan Lulzim Bashën të fitojë, përmes një rruge humbëse

Kreu i PD Lulzim basha

Fati politik i Kryetarit të PD, është tipiku i atij që personifikon, lojën e kungulleshkave. Opozitarët më të zëshëm e radikalë, kërkojnë gjithmonë prej tij, atë që kërkohet prej një lideri: Fitorja! Por çuditërisht në Shqipëri, përballë mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës kjo gjë i kërkohet gjithmonë vetëm përmes një rruge humbëse.

Me pak fjalë, Lulzim Bashës i kërkohet që të fitojë pushtetin brenda sistemit demokratik të vendit, përmes rrugës antisistem. Përmes rrugës “in extremis”. Përmes rrugës së rrugës. Përmes rrugës jashtë institucioneve kushtetuese të vendit. Përmes mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve. Përmes djegies së mandateve. Përmes mosfutjes në Parlament.

Nëse kjo rrugë nuk do të ishte ndjekur nga opozitarët tanë, nga janari i 2019 dhe deri në zgjedhjet e 25 prillit, le ta konsisderojmë këtë presion të ri publik të tyre si një alternativë. Si një mundësi. Si një rrugë që pavarësisht rrisqeve dhe rreziqeve, pavarësisht sakrificave dhe mundimeve të pafund, një gjë që duhet provuar. Që duhet testuar. E që në fund të fundit, duhet futur në rekordet e një lufte politike në këtë sistemin demokratik, ku kemi zgjedhur të jetojmë.

Por kjo rrugë u provua. Kësaj rruge iu shkua deri në fund. Opozitarët tanë i ranë pash më pash edhe këtij shtegu, përmes një kalvari që në finale u kuptua se po i çonte përjetësisht në ferr. Përmes kësaj rruge, opozita shqiptare për herë të parë në 30 vitet e postkomunizmit, i humbi të gjitha pushtetet. E humbi përfaqësimin në pushtetin legjislativ. E humbi mundësinë për të kontrolluar përmes saj ekzekutivin. Për të humbur në fund fare, edhe çdo lloj përfaqësimi në pushtetin lokal.

E vetmja munësi që i mbetej pas kësaj, ishte siç ka thënë edhe Sali Berisha; ose opozita të shkrihej njëherë e përgjithmonë, ose të rikthehej në sistem para se të hidhte hapin e fundit drejt humnerës. Kur e kuptuan se u kishin mbetur vetëm këto dy rrugë dhe rrugë të mesme tjetër nuk kishte, u detyruan të pranonin rikthimin në tryezën e Këshillit Politik për tu bërë pjesë e reformës zgjedhore. E për të marë pjesë pas kësaj, edhe në zgjedhje.

Në këtë mënyrë, edhe për më optimizmin e kësaj rruge pa krye, u kuptua se vijimi i saj ishte thjeshtë një vëtëvrasje politike e sigurtë. PD dhe LSI sëbashku me aleatët e tyre më të vegjël, kuptuan se përmes ekstremizimit pa arsye legjitime të luftës së tyre për pushtet, nuk mund ta rrëzonin dot qeverinë e mazhorancës socialiste. Ndaj hoqën përfundimisht dorë, edhe nga kushti i tyre “i panegociueshëm”, se nuk futeshin në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër.

Të gjitha këto veprime, sigurisht që lanë gjurmë të thellë e të pashlyer, në memorien e shqiptarëve. Në ndërgjegjen elektorale të votuesve. Në punën e partive, koalicionit dhe kandidatëve të listave të tyre për deputetë, për tu organizuar në kohë e me cilësi, për të fituar kundër mazhorancës brenda sistemit. Brenda fushës së lojës politike. Me rregullat demokratike. Përmes një organizimi perfekt kapilar, duke krijuar edhe atë frymën jetike të ndryshimit dhe me një ekip kombëtar fitues.

Mazhoranca socialiste i kishte të gjitha potenacialet, kohën dhe mundësinë që të përgatitej, duke dëshmuar se qëndrimi brenda sistemit i kishte dhënë më shumë avantazhe se dizavantazhe. Shqiptarët vetë, ndërmjet simbolit të respektimit të rregullave të lojës brenda sistemit demokratik të vendit edhe atij që ndoqi rrugën e kundërt, zgjodhën të parët. Zgjodhën modelin e respektimit të sistemit, kundër modelit të antisistemit.

Ndaj ti kërkosh edhe tani pas 25 qershorit, Lulzim bashës që të ndjekë këtë rrugë të sigurtë humbjeje, për të arritur fitoren e aq shumë dëshiruar prej tyre është thjeshtë një vetëvrasje klasike. Është një verbëri që buron nga urrejtja për Edi Ramën dhe PS dhe jo nga logjika racionale, e një strategjie sakrificash pa fund, por që mund të rezultojë fituese në fund. Ndaj është thjeshtë një utopi.

E ta mendosh, se edhe vetë Monika Kryemadhi i kërkoi ndjesë publike Ilir Metës, që kishte vepruar “me kokën e saj” sepse nuk e kishte dëgjuar për të mos i djegur mandatet e deputetëve të LSI dhe opozitës në tërësi. Të kërkosh sot të njëjtën gjë, qoftë për të mundur Edi Ramën, e qoftë për të mbrojtur Ilir Metën nga nisma e mazhorancës për shkarkimin e tij si President i Republikës, është thjeshtë të hedhësh pështymën lart ndërkohë që mban gojën hapur!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja