Presidenti Meta dekreton ministren e re të Arsimit/ Evis Kushi u emërua nga Rama ditën e parë të shkollës

Evis Kushi dhe Besa Shahini

TIRANË-  Presidenti Ilir Meta ka dekretuar brenda pak minutash Ministren e re të Arsimit, Evis Kushi , pasi kryeministri Edi Rama i nisi propozimin për dekretimin e saj. 

Evis Kushi u emërua nga kreu i qeverisë më 14 shtator, ditën e parë të shkollës, e cila zëvendëson në këtë post, Besa Shahinin.

Shahini qëndroi në krye të Ministrisë së Arsimit, 20 muaj. Kjo lëvizje ishte ndryshimi i parë në qeveri pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Dekretimi nga Ilir Meta për Ervis Kushin si ministre Arsimi

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen Gjykatës së Hagës për çështjen e detit, a jeni dakord?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Sërish shifra të larta/ 301 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orë