E fejuara e 22 vjeçarit shqiptar që u vra mëngjesin e të martës në Itali kundërshton pensionistin që e ekzekutoi duke theksuar se atë e vranë dhe jo për vetmbrojtje. Mirela ka qënë personi që ka arritur të identifikojë trupin e Gjergj Gjonit në morgun e spitalit ndërkohë që ajo rrëfen dhimbjen në një intervistë për italianen TGcOM24
“Por për çfarë vetëmbrojtje flasin ata, Gjergjin e vranë”, thotë ajo në intervistën e saj. “Tani ai nuk kthehet më, kush do të ma kthejë?”, pyet ajo me lot në sy.
Ndërkohë sipas dëshmisë së pensionistit, shqiptarin e qëlloi brenda në shtëpi dhe më pas e nxori jashtë trupin, por hetuesit nuk kanë gjetur shenja gjaku brenda në shtëpi, çka ngre dyshimet se ai mund të jetë vrarë në shkallët e jashtme të shtëpisë dhe jo brenda saj.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com