Anna Shkreli, e fejuara e kryetarit të sapozgjedhur të Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi, ironizon protestën e opozitës dhe ish të përndjekurve te bunkeri simbolik, përpara Ministrisë së Brendshme.
Vetë Këlliçi ka qenë i pranishëm në momentin kur demonstruesit i vunë flakën bunkerit, por nga ana tjetër, e fejuara e tij, e cila siç duket e ndiqte protestën nga televizori, ka shkruar një koment në Facebook, duke ironizuar protestuesit demokratë.
“Aman mos na bë me qesh me forcimin e demokracisë prej njerëzve që besojnë se bunkeri thyhet me shkopa druri”, shkruan ajo. Ironia qëndron edhe në faktin se Shkreli e ideoi bunkerin dhe e prezantoi disa javë më parë, kurse dhëndri i tij ishte i pranishëm kur u tentua prishja e tij.
/Shqiptarja.com