Atentat në aksin Fier-Vlorë, vritet 30-vjeçari me të shkuar kriminale! Dyshohet për 3 autorë, gjendet mjeti djegur, por jo arma e krimit (EMRI+VIDEO)

VLORË - Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (13 janar 2025) në autostradën Vlorë-Fier, ku një 30-vjeçar është ekzekutuar me pistoletë tip “Glock” përballë një karburanti në afërsi të fshatit Novoselë.

Viktima i identifikuar si Kristian Marku mësohet se po udhëtonte nga Fieri në Vlorë me makinën e tij tip “Passat” me targa “AB 107 PN”, ndërkohë që paralel me të, nga krahu i djathtë i pasagjerit, është afruar një makinë tip “Golf”, nga ku është shtënë disa herë me pistoletë, drej tij. Marku ka marrë në trup dy plumba dhe makina e tij ka ecur për rreth 400 metra nga vendi që është qëlluar, ndërkohë që policia ka gjetur 10 gëzhoja në total.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Armand Xhellili, informon se nuk dihet nëse viktima ka humbur jetën në momentin që është qëlluar ndaj tij apo ku makina e tij përplasej me trafik-ndarësen deri sa ka ndaluar. Pasi ndodhi ngjarja është njoftuar policia dhe ambulanca, të cilët e kanë gjetur 30-vjeçarin pa jetë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se kanë qenë 3 autorë dhe kanë përdorur një makinë tip "Volkswagen Golf", të cilën e kanë djegur rreth 2 kilometra larg vendit të krimit dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për t'u arratisur. Makina e djegur rezulton me targa të vjedhura dhe brenda saj nuk është gjetur arma e krimit. Ata dyshohet se mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë.

Policia, e cila po heton për të shkuarën e 30-vjeçarit, ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bizneset afër zonës ku ka ndodhur ngjarja, si dhe ka shoqëruar për të marrë në pyetje disa persona.

"Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip”, me drejtues shtetasin Kristian Marku, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën", njoftoi policia.

Kush ishte Kristian Marku?

Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen, në shtator të vitit 2023. 30-vjeçari dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, të ndodhur në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit.

Ai akuzohej për veprat penale "Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë" dhe "Mbajta pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”, por nuk u arrit të provohet përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë. 

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:24
Atentati në Novoselë, ja momenti kur makina e viktimës largohet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamje nga makina e viktimës, 30 vjecarit Kristian Marku, i cili u qëllua me pistoletë mbrëmjen e sotme teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij, në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë.

Makina e 30 vjeçarit, i cili u qëllua nga persona që ende janë të paidentifikuar, duket e dëmtuar në pjesën e përparme të saj. 

Ora 20:10
U ekzekutua në Novoselë, Kristian Marku ishte nip i Martin Bardhit të vrarë në shtator 2023 më Rrëshen

Kristian Marku u vra sot në një atentat Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë. Siç bëhet me dije Marku është nipi i Martin Bardhit të vrarë në shtator të vitit 2023, në Rrëshen. 

Martin Bardhi u ekzekutua me armë zjarri paraditen e 26-shtatori 2023 teksa po pinte kafe në lokalin në pronësi të tij në Rrëshen.

Nga breshëria e plumbave mbeten të plagosur dhe tre persona të tjerë të cilët ishin nën shoqërinë e viktimës, ndërsa autoret e ngjarjes ishin dy persona të maskuar të cilët u larguan me një foristradë e cila u gjet e djegur në fshatin Gziq të Mirditës.

Vrasja e Bardhit është dyshuar të ketë lidhje me një konflikt të mundshëm me familjen Reçi, megjithatë të pyetur nga policia këta të fundit e mohuan një lidhje të tillë.

1695740536_martinbardhi.jpg

Martin Bardhi
Ora 20:04
Policia gjen 10 gëzhoja në vendin e ngjarjes, viktima me precedentë për vrasje të mbetur në tentativë

Burime për Report tv bëjnë me dije se ndaj 30 vjeçarit Kristian Marku është qëlluar me pistoletë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 9 gëzhoja në vendngjarje dhe 1 tjetër disa metra më poshtë.

30-vjeçari i vrarë rezulton me origjinë nga Rubiku dhe me precedent penal për "vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Ora 19:54
Atentati ndaj 30 vjeçarit, dyshohet se ishin 3 autorë, u larguan drejt Fierit

Detaje të reja kanë dalë, lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme, ku u qëllua me pistoletë në drejtim të makinës se 30 vjeçarit Kristian Marku.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se autorët, të cilët e kanë zënë në pritë, kanë qenë me një makinë tip "Benz" dhe i janë afruar makinës së 30-vjeçarit duke qëlluar.

Pas vrasjes autorët, të cilët dyshohet se ishin tre, kanë djegur automjetin "Benz" dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për t'u arratisur.

Ata dyshohet se mund të jenë larguar drejt Fierit duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë. 

Ora 19:31
Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Fier-Vlorë, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)

Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë, ku 30-vjeçari Kristian Marku u ekzekutua teksa ishte duke drejtuar mjetin e tij "Volkswagen", është gjetur edhe një makinë e djegur. 

Report Tv ka siguruar pamjet nga makina që dyshohet e autorëve, pak metra më larg vendit ku ndodhi atentati. 

 

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 14/01/2025 01:44

    u nderruan ministra, shefa policie, drejtora dhe zvdrejtora, por prape krimi mbreteron i pashqetesuar. Atentate, tritole, vrasje. ai podkasti i kryembretit si po ecen aman ...

    Përgjigju
    • Or tej: 14/01/2025 07:07

      Kokat hengshin thote gjithmone ai or teeeejjjjj

  • Laberia: 14/01/2025 00:07

    Po ky arrixhiu mirdites, cfare kerkonte ne vlore? Nuk behet plazh tani o maloku mutit,apo erdhe te vrasish per lek ? O rrace felliqur

    Përgjigju
  • lum sine: 13/01/2025 23:15

    RROFSH O EDI RAMA,,,,REND E SIGURI SI ASNJEHERE ME PARE......QENTE LE TE LEHIN KARVANI TE SHKOJE PERPARA.....

    Përgjigju
  • Roni: 13/01/2025 21:23

    Giro di Albania…..

    Përgjigju
    • Or tej: 14/01/2025 00:03

      Shqipet e kane xhiron me zllona e kobure ndersa pepinot me bicikleta e pagure or teeeejjjjj

  • Beni: 13/01/2025 20:36

    Kemi police te korruptuar por ka dhe te ndershem dhe te afte plot por te kerkosh qe policia te kap autoret direkt mbas nje vrasje kjo eshte dhe lajthitje nga disa trapa , keshtu qe kur komentoni vini pak llogjiken ne pune

    Përgjigju
    • Ligji: 13/01/2025 23:52

      Cfarw llogjike te vihet ne pune ajo e militantit? Vrasje ne tirane dhe autori ka bredhur aty me mp5. Ata me ate vajzen ne astir me arme etj. E kontrollon policia territorin, personat me precedente si ky? Cfare donte ne Vlore ky nga miredita, ke takoi? Me siguri nuk ka takuar tek tregu por ndonje me precedente qe nuk mbikqyren. E kupton ti? Krimi ka aleanca nga Veriu ne Jug. Policia vendos gjoba parkimesh.

  • Partia: 13/01/2025 20:35

    Po cna duhen vrasjet, ca u be me vllain e me te madhit, ajo na duhet ne, jo rend e drejtesi.

    Përgjigju
    • aman: 14/01/2025 07:13

      Aman ke te drejte o lum vellai se kemi priteste sot edhe per big bortherin aman mos na shqtesoni

  • O komentus: 13/01/2025 20:21

    Ska asnje lidhje ky me vis martinin, mos folni kot ky esht na hardhajt e mirdites ne hasmeri me rect

    Përgjigju
    • O robo: 14/01/2025 04:25

      E lexove artikullin ti? Nuk ka te bej me vis martinin por esht nipi i Martin bardhit shkruhet ne artikull

  • Shperthyesi: 13/01/2025 20:08

    Spo mbahen me, kane fillu vrasjet per qejf te k... Policia gjume, mbledh te vraret dhe kreh leshte e zones

    Përgjigju
  • Rrapo: 13/01/2025 20:04

    Fajin e Ka saliu

    Përgjigju
  • Land rover: 13/01/2025 20:04

    Ca lajmin policia ne kerkim autorete Ca kerkim leshi u albanistan

    Përgjigju
  • Alb: 13/01/2025 19:52

    vrasje ne fier tani duhet me ngrit nje postobllok ne shkoder vaj medet ca shteti han buken kot uniformat e rendit

    Përgjigju
  • Tarrasi: 13/01/2025 19:50

    Bravo Rama.......

    Përgjigju
  • Bosi: 13/01/2025 19:47

    Ky eshte ushtari i hatos,me shum mundesi ka marr pjes te ajo ne shkoder

    Përgjigju
    • Dobrac: 13/01/2025 20:34

      CA lidhni gjithca me njat ngjarje

    • Oo legena: 13/01/2025 20:14

      Prap fillut ju me hedh kunja

  • G bani: 13/01/2025 19:45

    Mbeturinat e vis martinit. Yyyt malok rrac e keqe. Bythkak zhulsa qelbsina

    Përgjigju
  • Biku: 13/01/2025 19:39

    O hundlesha, ka gjithmon nje hundlesh me hundlesh se ju. Mos harroni

    Përgjigju
  • Rrrrrrrr: 13/01/2025 19:17

    Perdite nga 1 i vrare.ndaj ikin njerezit nga ky vend se jeta e robit nuk vlen as sa 1 pule

    Përgjigju
    • Lala: 13/01/2025 20:04

      Kudo vriten perdite.e vriten ATA QE u ha Suma.

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Me dhjetë qepje në kohë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit

Me dhjetë qepje në kohë, Berat Gjimshiti s'dorëzohet! Sot i gatshëm kundër Juventusit